
Ka shumë rëndësi të ofrosh emocione dhe ndjesi në çdo marrëdhënie që ndërton, sidomos në ato romantike, por kjo ndonjëherë përkthehet në përkushtim, ndonjëherë më tepër sesa duhet ose meriton personi dhe marrëdhënia. Por kur e kupton që duhet të ndalosh?
Nëse fillon të kuptosh se po ndihesh shpesh emocionalisht e lodhur dhe e ngarkuar duhet ta ndryshosh diçka në raportin tënd.
Nëse ndien se përpjekjet e tua për ta çuar marrëdhënien para nuk po vlerësohen dhe nuk po kthehen mbrapsht, diskuto për raportin dhe merr një vendim.
Ndien që po të shkelen kufijtë personal dhe po i sakrifikon për marrëdhënien e dashurisë, problemi mund të gjendet te partneri ose mënyra si po sillesh në marrëdhënie.
Kur po kupton që humb pavarësinë tënde mund të jesh duke ushqyer një raport jo të shëndetshëm.
Artikuj të sugjeruar: