
Adele ka një problem shëndetësor dhe përmes një postimi në Instagram, ka njoftuar anulimin e koncerteve. Adele vendosi që të ricaktojë datat për eventin e saj, "Weekends with Adele" në Las Vegas, pas udhëzimeve të mjekëve për një periudhë të domosdoshme pushimi për zërin e saj.
“Më vjen keq që më duhet të anuloj datat për koncertet në Las Vegas. Për shkak të gjendjes shëndetësore, kam problem me zërin dhe mjekët më kanë vendosur në një regjim pushimi. Nuk mendoj se jam në gjendje të shërohem plotësisht dhe të rikthehem në shfaqet e mia muzikore në datat e caktuara. Kjo gjendje, për fat të keq më ka dëmtuar zërin,” ka shkruar ajo në Instagram.
Adele shtoi se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveçse të pushojë plotësisht. Kjo do të thotë se pesë fundjavat e mbetura për eventin e saj do të shtyhen në data të tjera. “Jemi duke përpunuar datat dhe informacionet do t’ju dërgohen sa më shpejt”, cilësoi Adele në njoftim, duke ju drejtuar kësisoj admiruesve të muzikës së saj.
View this post on Instagram
Këngëtarja e “Easy on Me” nuk ka specifikuar se cilat janë problemet shëndetësore saktësisht, por sa kohë ka anuluar koncertet, kjo do të thotë se gjendja e saj nuk është edhe aq e mirë.
Kjo nuk është hera e parë që Adele anulon koncertet, vendim që ka hasur në jo pak raste me zhgënjimin e fansave që nuk e kanë mirëkuptuar, për sa kohë kanë paguar për biletat dhe udhëtimin drejt vendit të koncertit.
Këngëtarja është rikthyer në muzikë në janar të këtij viti, ndërsa ka detajuar se shfaqjet do vazhdojnë deri në 16 prill. Në momentin e rikthimit në skenë, Adele nuk e fshehu emocionin dhe në lot u tha fansave: “Jam shumë e lumtur që sot jemi këtu, të gjithë bashkë”.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Today