Celebrity Style

Jennifer Lawrence na tregoi se mund të vishesh njësoj në punë dhe në club 

Shkruar nga Anabel

28 Shkurt 2024

Jennifer Lawrence na tregoi se mund të vishesh njësoj në
Getty

Jennifer Lawrence i bëri të gjithë t’i kthejnë kokat dhe ta cilësojnë si “ikonë mode”, me vetëm një detaj në veshjen e saj.

Më 27 shkurt, aktorja u shfaq në show-n e Dior me një kostum gri tripjesësh, me pantallona të drejta në prerje, jelek që theksonte dekoltenë dhe xhaketë.

Jennifer Lawrence na tregoi se mund të vishesh njësoj në
Getty

Jennifer ka 12 vite që është një ndër imazhet kryesorë të Dior dhe sa herë bëhet fjalë për këtë markë, është e sigurt se dalja e saj do jetë e bukur dhe shumë e përfolur.

Jennifer Lawrence na tregoi se mund të vishesh njësoj në
Getty

Kombinuar me taka të thjeshta të zeza dhe geta, ndërsa si çantë, kishte zgjedhur ikoniken e zezë Dior dhe një palë syze me prerje “cat eye”.

Ky stil i Lawrence ka shumë emra online, por thelbi mbetet i njëjtë: vish kostumin e zyrës dhe nisu për në festë. Dhe aktorja na vërtetoi se serioziteti dhe të qenit seksi mund të bëhen bashkë dhe t’i veshësh në një mbledhje.

Artikuj të sugjeruar: