
Divorci i Sam Asghari-it nga këngëtarja Britney Spears bëri jo pak bujë në mediat botërore. Por, duket se rasti i tyre nuk është ajo ndarja tipike me shije të hidhur pas dhe për të cilën nxirret vrer nga të gjitha anët për muaj e muaj të tërë. Të paktën jo nga ana e partnerit!
Ky është rasti i ish-it të Britney Spears që thotë se nuk do të flasë kurrë keq për artisten, edhe pas ndarjes së tyre.
Në një intervistë për People, Asghari këmbënguli në idenë e tij, edhe pse ishte ai që i dha fund marrëdhënies me Spears.
“Gjithmonë i kam urryer njerëzit që largohen nga një marrëdhënie, që janë betuar në dashurinë e tyre, kanë kaluar momente të bukura dhe pasi ndahen flasin keq për njëri-tjetrin,” tha ai.
“Kjo është diçka që nuk do ta bëj kurrë, sepse nuk kisha gjë tjetër veçse një përvojë të mrekullueshme me Spears. Ajo do të jetë gjithmonë pjesë e imja, pra një kapitull i jetës sime,” vazhdoi ai.
Ai e konsideron lidhjen e tij të mëparshme me yllin e popit, thjesht një "bekim".
Britney dhe Sam u takuan për herë të parë në vitin 2016-të, gjatë bashkëpunimit për videoklipin e këngës “Slumber party”. Këngëtarja e “Toxic” dhe Sam u martuan në qershor të 2022-ishit, por u ndanë pas 14 muajve.
Asghar, ishte ai që paraqiti kërkesën për divorc nga këngëtarja në gusht të vitit të kaluar, duke cilësuar se disa ndryshime të papajtueshme në raportin mes të dyve kishin çuar në ndarjen e dyshes.
Artikuj të sugjeruar: