Dating

E vetmja gjë që nuk duhet t’i thoni dikujt që po ndahet nga partneri/ja

Shkruar nga Anabel

5 Mars 2024

E vetmja gjë që nuk duhet t’i thoni dikujt që po ndahet nga
FOTO: Priscilla Du Preez/ Unsplash

Ndarjet janë një lloj “ferri emocional”, por gjetja e fjalëve të duhura për të ngushëlluar mikun/en që po kalon një fazë të tillë në jetë, është ndonjëherë një hap i ndërlikuar. Ka shumë njerëz që qëllim parësor kanë lehtësimin e “peshës së rëndë” të ndarjes nga shpatullat e miqve të ngushtë, por ndonjëherë disa shprehje mund të jenë më të vështira për t’u pranuar nga pala që ju po tentoni të ngushëlloni.

“Kurrë mos i thoni shokut apo shoqes tënde pas ndarjes se ju e dinit që në fillim që ish-i nuk ishte i duhuri,” thotë Degges White, pedagoge në Northern Illinois University.

Së pari, sepse shoku apo shoqja juaj mund t’i rikthehet historisë, ndërkohë që ju e quajtët ish-in aktual si personin e gabuar. Kjo gjë do të mbetet gjatë në mendjen e tyre dhe do të sjellë trazirë emocionale dhe ju mund të mos e shihni njësoj shokun/shoqen tuaj. Për të mos përmendur faktin që kjo mund të “godasë” miqësinë tuaj, sepse miku/ja mund të mos t’ju hapet më për çështjet e dashurisë.

Nëse ata i kanë dhënë fund përgjithmonë kësaj romance, por ju jepni mosmiratimin kur nuk jua kërkon njeri, kjo mund të ketë ndikim në gjendjen shpirtërore dhe vetëvlerësimin e tyre në aspektin afatgjatë. Padashje, ju keni fyer aftësitë e shokut/shoqes për të zgjedhur partnerin/en e duhur dhe kjo është kaq sfiduese emocionalisht.

Tani e mësuat se çfarë nuk duhet të thoni, por cila është mënyra më e mirë për të treguar mbështetjen për miqtë që po përjetojnë një ndarje? Ndjeshmëria është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të ofroni. Por, ju mund të kaloni një darkë në shtëpi duke parë filma në Netflix, teksa keni porositur disa ushqime të shijshme, ose mund të rrini gjatë në divan dhe të shijoni rehatinë tuaj. Kjo është një formë për të mos u “zhytur” më keq në ndjesinë e humbjes dhe ndarjes dhe në kapërcimin e kësaj situate bashkërisht.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Self