Celebrity

Dakota Johnson flet si rrallëherë për fëmijët e partnerit

Shkruar nga Anabel

6 Mars 2024

Dakota Johnson flet si rrallëherë për fëmijët e
Bustle

Dakota Johnson ka folur si rrallëherë për rolin e saj si njerkë në jetën e fëmijëve të partnerit Chris Martin.

“I dua ata fëmijë sikur jeta ime varet nga ata. Me gjithë zemër”, tha ajo në një intervistë për Bustle.

“Jam rritur në një familje të madhe dhe besoj shumë në shprehjen: ‘Nuk bëhet gjaku ujë’. Por për mua një lidhje e krijuar dhe e zgjedhur është më e fortë se ato me njerëzit me të cilët lind dhe rritesh”, ka shpjeguar Dakota.

Për aktoren, familja e zgjedhur është po aq e rëndësishme sa ajo që ke në lindje, ndonjëherë edhe më shumë.

Dakota Johnson flet si rrallëherë për fëmijët e
Bustle

Kështu Dakota tregoi se raportin me fëmijët e partnerit i ka shumë të mira. Chris Martin është baba i dy fëmijëve: Vajzës Apple 19 vjeç dhe djalit Moses 17 vjeç, të dy nga martesa e parë me Gwyneth Paltrow.

Artikuj të sugjeruar: