Duket se pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Tom Brady, supermodelja braziliane ka bërë një ndryshim që ka lidhje me jetën e saj private. Gisele Bündchen ka vendosur që të tregohet më diskrete për çdo detaj që ka të bëjë me aspektin privat, romancat e reja, partnerin e ri dhe kjo është një qasje që tashmë ajo e ka bërë publike.
43-vjeçarja preferoi të mos komentonte për thashethemet në lidhje me partnerin e ri, trajnerin personal Joaquim Valente. Gjatë një interviste për ABC në "IMPACT x Nightline”, Gisele u shpreh e vendosur për ta mbajtur jetën personale jashtë vëmendjes mediatike dhe kjo me qëllimin për të mbrojtur fëmijët dhe familjen e saj.

Pas divorcit nga Tom Brady, në nëntorin e vitit 2022, me të cilin ajo ka edhe dy fëmijë, vajzën Vivian dhe djalin Benjamin, modelja synon që familjen ta ketë në fokus të çdo zhvillimi dhe ruajtja nga sytë e medies dhe paparacëve është kthyer në një mision për të. “Mendoj se ndonjëherë gjërat në jetë thjesht ndodhin. Ndihem shumë e bekuar sepse në fakt nuk do doja të ndryshoja asgjë në jetën time,” tha ajo.
“Kam mësuar kaq shumë, kam fëmijët e mi, të cilët janë bekimet më të mëdha në jetë. Jam në një kapitull të ri ku mund të mësoj gjëra të reja dhe të eci në rrugën time në një mënyrë tjetër. Mendoj se, prioriteti im janë fëmijët e mi dhe krijimi i një strehe të bukur dhe të sigurt për ta dhe veten,” thekson modelja.

Një burim për People u shpreh pak javë më parë se mes supermodeles Bündchen dhe trajnerit të saj ka nisur një lidhje dashurie që prej qershorit të vitit të kaluar. Çifti e kanë nisur si miq të mirë me njëri-tjetrin, ndërsa Gisele ka vendosur të heshtë për këtë çështje duke mos dhënë asnjë detaj në publik, intervista etj.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: New York Post