
Dakota Johnson dhe Chris Martin e kanë çuar privatësinë në një tjetër nivel. Disa ditë më parë qarkulloi kudo lajmi se çifti ishte fejuar, por në fakt, sipas burimeve të shumta, ata e kanë ndërmarrë këtë hap në lidhjen e tyre para 4 vitesh, pra në vitin 2020, kur Dakota u pa për herë të parë me një unazë fejese.
Një burim i afërt me çiftin tha për People se ata “janë fejuar para shumë vitesh, por s’e kanë me nxitim për pjesën e dasmës”. E në fakt, në vitin 2020, Dakota ngjalli thashethemet së është fejuar me vokalistin e Coldplay, kur u pa me një unazë smeraldi në gishtin e saj të fejesës.
Ata janë lidhur në vitin 2017, por supozohet se kanë qenë të lidhur më parë. Gjithsesi, si profesionistë në mbajtjen e marrëdhënies private, ata zgjodhën të mos e bënin publike lidhjen. Më pas, u fotografuan nga paparacët dhe bota e mori vesh që ishin të lidhur, por nuk arriti të kishte ndonjë informacion më të detajuar.
Në një intervistë për “Tatler” në vitin 2018, aktorja e bëri shumë të qartë se nuk do të fliste për lidhjen e saj, por theksoi se ishte shumë e lumtur.
Meqë Dakota theksoi lumturinë, ne po theksojmë se ajo ka edhe një marrëdhënie shumë të mirë me ish-gruan e Chris, Gwyneth Paltrow dhe fëmijët e tij, Apple dhe Moses.
Artikuj të sugjeruar: