Celebrity

Maluma bëhet baba për herë të parë

Shkruar nga Anabel

10 Mars 2024

Maluma bëhet baba për herë të parë

Artisti kolumbian dhe partnerja e tij, Susana Gomez janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e ka bërë me dije Maluma përmes një postimi në Instagram duke zbuluar momente të veçanta nga ardhja në jetë e vajzës, bashkë me detajet për emrin dhe emocionet si prind i ri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MALUMA (@maluma)

“Më 9 mars në ora 8:23 lindi dashuria e jetës sonë, Paris Londono Gomez. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja dhe urimet tuaja! Susana...Dashuri: Faleminderit që përmbushe ëndrrën time më të madhe për t’u bërë baba. Nuk do ta harroj kurrë atë moment. Ju dua,” shkruan Maluma në postimin e tij.

Maluma bëhet baba për herë të parë

Maluma dhe Susana janë bashkë prej tre vitesh, ndërsa çifti e bënë publike lidhjen në Instagram, në vitin 2021.

Maluma bëhet baba për herë të parë

Artisti i ka kushtuar edhe një këngë së bijës, ende pa lindur. Hiti quhet “Procura” dhe tregon momente private që nga romanca e tyre, te zbulimi i shtatzënisë, ndarja e lajmit të bukur gjatë një koncerti etj.

Artikuj të sugjeruar: 



Burimi: People