Instagramming

Bardhi thyen heshtjen pas dilemave për largimin e tij nga “BBVA 3”

Shkruar nga Anabel

10 Mars 2024

Bardhi thyen heshtjen pas dilemave për largimin e tij nga “BBVA

Bardhi u largua mbrëmë nga shtëpia e “BBVA 3”, pasi u lajmërua nga i vëllai se nëna e tyre nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, për shkak se vuan nga tensioni. Bardhi mori menjëherë vendimin për t’u larguar, por u ngritën supozime se e gjitha ishte e inskenuar që ai të linte garën.
 
Por, pas gjithë aludimeve, Bardhi, përmes një postimi në Instagram bëri të qartë se po, nëna e tij ishte duke marrë mjekim dhe publikoi foton e saj në spital.
 
“Pranë teje në krejt rrethanat. Ti je arsyeja me të gjitha meritat për djalin që unë jam! I lumtur që je mirë! Falenderues për të gjithë njerëzit që më kanë shkruar për gjendjen shëndetësore të nënës. Kërkoj falje për të gjithë ata adhurues që u dëshpëruan nga dalja ime e parakohshme, por në fund të ditës, shëndeti i gruas më të rëndësishme në jetën time vendosi ndryshe. Shihemi shumë shpejt!”, shkroi këngëtari.

Bardhi thyen heshtjen pas dilemave për largimin e tij nga “BBVA
 
Në vazhdën e dyshimeve, ishte partnerja e tij, Sara Gjordeni, e cila supozoi se po bëhej fjalë për një “skemë” nga palë të treta, duke nënkuptuar se stafi menaxhues i këngëtarit donte që ai të linte shtëpinë, gjithsesi, qartazi, gjithçka ishte e vërtetë dhe fatmirësisht, nëna e Bardhit është në gjendje më të mirë shëndetësore.