Celebrity Style

Sofia Vergara tregon mënyrën si t’i vishni xhinset këtë sezon

Shkruar nga Anabel

12 Mars 2024

Sofia Vergara tregon mënyrën si t’i vishni xhinset
FOTO: BELLOCQIMAGES/BAUER-GRIFFIN/GC IMAGES

Nuk e dimë nëse ka pasur angazhim tjetër më të rëndësishëm se ceremonia e Oscars 2024 për shumë personazhe VIP! Fustanet elegante, aksesorët e diamantit, prerjet e reja të flokëve dhe çdo investim tjetër i mundshëm për pamjen e jashtme që i ka bërë personazhet publikë në qendër të vëmendjes mediatike.

Një syresh prej tyre është edhe Sofia Vergara! Përpara se të shkëlqente në tapetin e kuq të Oscars, me fustanin elegant në ngjyrë të zezë, dekolte të theksuar dhe bisht sirene, ajo u pa një ditë përpara me një veshje super casual. Le ta quajmë një formulë prakticiteti për një ditë të zakonshme në Los Angeles.

Kombinimi që ra në sy ishin xhinset e gjera dhe një pulovër e zezë. Aktorja zgjodhi që të përveshë mëngët për shkak edhe të temperaturave të larta në Los Angeles, por i gjithë stili i aktores shkon përtej thjeshtësisë dhe komoditetit.

Aktorja e famshme është prova për këtë!

Ja dy mënyra kombinimi edhe për ju që doni të kopjoni disi stilin e Vergara-s!

#1

Sofia Vergara tregon mënyrën si t’i vishni xhinset
FOTO: NORDSTROM

#2

Sofia Vergara tregon mënyrën si t’i vishni xhinset
FOTO: NORDSTROM

Artikuj të sugjeruar: 


Burimi: Elle