Showbiz dhe TV

Sara vs Jetmiri: Bardhi ndërpret kontaktet me menaxherin

Shkruar nga Anabel

16 Mars 2024

Sara vs Jetmiri: Bardhi ndërpret kontaktet me menaxherin

Sara Gjordeni, në podkastin “MeKast” nga Megi Pojani, tregoi se Bardhi ka ndërprerë marrëdhëniet me menaxherin e tij, Jetmirin, pas gjithë përplasjeve që ai pati me Sarën, virtualisht dhe privatisht.

Ajo tha se sigurisht, nuk mund të ketë marrëdhënie të mira me Jetmirin, pasi është shprehur në mënyrë të tillë, pa e njohur, duke shtuar se as Bardhi nuk ka kontakt me të.

“Nuk kanë kontakt. Mendoj se Bardhi ka pasur mjaftueshëm arsye, pa ndikimin tim, për të arritur në konkluzionet e veta”.

Sara u shpreh edhe se e dinte që Bardhi do të dilte atë ditë, ishte në dijeni edhe për gjendjen e nënës së tij, por mënyra se si Bardhi doli nga shtëpia ishte paksa traumatike për të. Ajo shtoi se priste që stafi menaxhues ta nxirte më parë, jo gjatë prime-t.

Sara vs Jetmiri: Bardhi ndërpret kontaktet me menaxherin

Ish-banorja e "BBVA 3" tha gjithashtu se postimet e Jetmirit i kanë shqetësuar shumë atë dhe Bardhin:

“Unë kam vënë re diçka që na ka shqetësuar shumë mua dhe Bardhin. Kanë qenë statuset e njëpasnjëshme të menaxherit të tij. Ato kanë qenë fyese dhe poshtëruese deri diku. Ka qenë një postim ku specifikisht thoshte: “Ti Bardhin nuk ke për ta parë kur të dalësh. Do i dëgjosh këngët dhe do qash dhe Bardhi, normalisht nuk mund të ishte okay me këto deklarata”.

Vendimi i Bardhit vjen pas përplasjes publike të Sarës dhe Jetmirit, për të cilën mund të lexoni këtu.