Celebrity

Ç’po ndodh me lidhjen e Megan Fox dhe Machine Gun Kelly?

Shkruar nga Anabel

23 Mars 2024

Ç’po ndodh me lidhjen e Megan Fox dhe Machine Gun Kelly?
Getty

Lidhja e Megan Fox dhe Machine Gun Kelly vijon të jetë në një fazë të vështirë, tha një burim pranë çiftit për People. “Një ditë janë mirë, të nesërmen janë keq”, u shpreh burimi.

“Ka shumë probleme me besimin dhe marrëdhënia është shumë toksike”, tha burimi, duke shtuar: “Ata nuk mund të qëndrojnë larg njëri-tjetrit dhe kanë shumë histori bashkë, por gjithashtu, nuk dinë si të jenë në një marrëdhënie romantike. Ata mund të jenë shumë mirë, një ditë më vonë ndodh një sherr i madh dhe nuk flasin për ditë më radhë, derisa pajtohen dhe i japin prapë dashuri njëri-tjetrit”.

Ç’po ndodh me lidhjen e Megan Fox dhe Machine Gun Kelly?
Getty

Dyshja u lidh në vitin 2020. Ata u takua në setin e “Midnight in the Switchgrass” dhe e kanë shpjeguar më parë se marrëdhënia e tyre ishte intense. “S’e kam ditur më parë se ç’është dashuria, derisa sytë tanë u takuan. Ky ishte momenti kur thashë “Uau”. Rashë në dashuri për herë të parë”, tha ai në intervistën “The Howard Stern Show” (2020).

Në nëntor të po atij viti, Fox u shpreh se marrëdhënia e tyre mund të pëshkruhet: “Të duash atë është si të dashurohesh me një cunami që ndodh kur një pyll po merr zjarr”. Dashuria e tyre “mistike” u bë edhe më serioze në janar të vitit 2022, kur ata bënë me dije se pinin gjakun e njëri-tjetrit. Më pas, u fejuan. Gjithsesi, burimet thonë se “intensiteti është prezent në lidhjen e tyre edhe pas 4 vitesh, por kjo, jo domosdoshmërisht është e shëndetshme”.

Ç’po ndodh me lidhjen e Megan Fox dhe Machine Gun Kelly?
Getty

Ndërkohë, Fox, 37 vjeç, pranoi se fejesa nuk është më në planet e çiftit dhe se e kanë anuluar në vitin 2023.

Artikuj të sugjeruar: