Celebrity

Gisele Bündchen ka një përgjigje për njerëzit që thonë se tradhtoi Tom Brady-n

Shkruar nga Anabel

25 Mars 2024

Gisele Bündchen ka një përgjigje për njerëzit që
FOTO: GETTY

Me 4 fjalë të thjeshta, supermodelja ka një përgjigje direkte për njerëzit që e akuzojnë se ka qenë ajo arsyeja e divorcit nga Tom Brady, për shkak të tradhtisë. Për të hedhur poshtë zërat, Gisele tha: “Kjo është një gënjeshtër!”

Në një intervistë të fundit për “The New York Times”, Gisele Bündchen mohoi thashethemet se ajo është treguar jobesnike ndaj ish-bashkëshortit, me të cilin u nda pas 13 vitesh martesë, në vitin 2022.

“Kjo është diçka që i ndodh shumë grave që fajësohen pasi kanë guximin të lënë një marrëdhënie jo të shëndetshme dhe etiketohen si jobesnike,” tha Bündchen. “Këta njerëz fillimisht duhet të merrem me veten dhe familjet e tyre. Për sa më takon mua, thjesht më përforcohet qasja dhe qëndrimet personale ndaj këtyre çështjeve private,” shtoi modelja.

Pas divorcit të çiftit, Bündchen thuhet se është në një marrëdhënie e re me trajnerin personal, Joaquim Valente, gjë që duket se i ka shtyrë njerëzit të vënë në dyshim ngjarjet, nga ndarja te historia e re e dashurisë.

Gisele shtoi me bindje se përtej çdo deklarate apo hamendësimi për ndarjen, askush nuk i di gjërat më mirë se dy personat që janë brenda një marrëdhënieje. Modelja thotë se bashkëprindërimi me Tom Brady-n e ka bërë më të lehtë këtë angazhim për ata të dy si prindër.

Gisele Bündchen ka një përgjigje për njerëzit që
FOTO: GETTY

Gjatë intervistës, Bündchen konfirmoi se ajo ishte në lidhje me Valenten, duke thënë për median: “Kjo është hera e parë që shoh dikë si partner, ndërkohë që në fillim ka qenë miku im. Është gjithçka shumë e sinqertë dhe transparente,” vijoi ajo.  

Bündchen dhe Brady u takuan për herë të parë në vitin 2006, ndërsa u njohën nga një mik i përbashkët. Ata u martuan tre vjet më vonë, ndërsa janë prindër të dy fëmijëve, djalit Benjamin dhe vajzës, Vivian.

Artikuj të sugjeruar: 



Burimi: Instyle