Instagramming

Ish-e dashura e Meritonit flet *sërish* pas rrëfimit të tij: “E vërteta gjithmonë triumfon”

Shkruar nga Anabel

25 Mars 2024

Ish-e dashura e Meritonit flet *sërish* pas rrëfimit të tij:

Ish-e dashura e Meriton Mjekiqit dhe nëna e djalit të tij, Egesta, ka bërë sërish një reagim në llogarinë e saj në Instagram, ku shprehet falenderuese për mesazhet dhe mbështetjen e marrë nga njerëzit, si dhe thotë se e vërteta triumfon gjithnjë.

“Këto ditë kam pranuar mesazhe pafund në lidhje me situatën e fundit. I kam lexuar të gjitha dhe jam përzemërisht falenderuese për fjalët e mira dhe mbështetjen emocionale që më keni dhënë. Nuk është e lehtë kur jeta private zbulohet në një format me kaq shumë vëmendje publike e sidomos kur bëhet fjalë për një fëmijë, por e vërteta gjithmonë triumfon”, shkroi Egesta.

Ish-e dashura e Meritonit flet *sërish* pas rrëfimit të tij:

Ky është reagimi i saj i dytë pasi Meritoni tregoi se i biri është autik. Një ditë më parë, ajo publikoi një foto të djalit 5-vjeçar dhe shkroi: “Mos u shqetëso zemër, e vërteta gjithmonë fiton. Së shpejti…”, shoqëruar me një emoji që nënkupton një lajm/detaj bombastik.

Ish-e dashura e Meritonit flet *sërish* pas rrëfimit të tij:

Ndërsa në një rrëfim ekskluziv në “BBVA 3”, Meritoni tregoi detaje nga marrëdhënia e tij me të birin dhe tha:

“Kam shumë emocione kur flas për djalin tim sepse kam muaj që se kam dëgjuar as nuk e kam parë. As në kamerë, as nga afër. Unë nuk kam qenë i pranishëm kur më ka lindur djali. Për herë të parë jam ulur në gjunjë dhe e kam parë përmes telefonit për shkak se nuk kemi pasur viza për të shkuar për ta parë pas lindjes së tij”, u shpreh ai.

Më pas, shtoi:

“Kërkoj falje që s’kam mundur të jem pjesë e lindjes së djalit. Për shkak të pandemisë dhe disa problemeve që ka pasur nëna e tij, unë e kam parë djalin kur ai ka qenë 2 vjeç. E kam shumë të vështirë të flas. Takimi i parë, (pashë) një vogëlush kaçurrels të bukur. Kam pasur probleme me mamin e djalit dhe s’mund të tregoj”.

Meritoni tregoi edhe se i biri është ka autizëm: “Është një kauzë që s’e kam folur asnjëherë, djali im është me autizëm”, tha ai.