Instagramming

Sara Gjordeni flet për krahasimet e lidhjes së saj me atë të Luizit dhe Kiarës (dhe jo vetëm)

Shkruar nga Anabel

29 Mars 2024

Sara Gjordeni flet për krahasimet e lidhjes së saj me atë të
Sara Gjordeni duket se e ka marrë më seriozisht seç duhet leximin e komenteve dhe ka venosur të sqarojë njëherë e mirë publikun për teoritë që qarkullojnë vërdallë. Njëra prej tyre është edhe krahasimi i lidhjes Sara-Bardhi dhe Kiara-Luizi, për shkak se të dyja historitë nisën brenda “Big Brother VIP Albania”, respektivisht në edicionin e tretë dhe në të dytin.

Sara, përmes një postimi në Instastory, u shpreh:

“Mos na krahasoni më me Luizin dhe Kiarën de realisht është bërë gjëja më bajat dhe më pa lidhje në botë! Jam 180 gradë njeri tjetër dhe Bardhi po ashtu. Këto aludime nisën nga një pyetje që më ka bërë Ronaldo mbi personin në fjalë tek “E Diell”. Nuk ia fërshëllejmë farë kësaj çështjeje dhe na keni lodhur”.

Sara Gjordeni flet për krahasimet e lidhjes së saj me atë të

Ç’ka thënë Sara tek “E Diell”?

Disa kohë më parë, ajo kishte bërë një postim kundër Kiarës, ku e quante false dhe supozonte se po viktimizohej brenda “BBVA 2” dhe Ronaldo e pyeti se si ishte puna. Sara zbuloi se ajo i kishte thënë një mikut të tyre të përbashkët për Sarën: “Po këtë katunaren pse e mban folloë në Instagram? S’më pëlqen kjo, është shumë e shëmtuar”. Nisur nga kjo, Sara sqaroi që e kishte personale me Kiarën. Më pas, foli edhe për lojën e ish-banores brenda “Big Brother”, ku u shpreh:

“Për mua Kiara nuk ishte lojtare, nuk kishte strategji. Nuk mund ta krahasoj me veten në lojë. Statusi që kam bërë për Kiarën ka qenë totalisht personal një deklaratë nëpërmjet një miku tonë të përbashkët. Kur jam pyetur për mendimin tim personal për të, kam hedhur atë story. Në asnjë moment nuk kam dhënë koment nëse është apo jo e vërtetë romanca me Luizin. Kjo është përgjigja ime” u shpreh Sara asokohe.

Ajo shpërtheu ndaj komentet e njerëzve për ish-at e saj. “Më keni çarë atë që s’thuhet me muhabete ex-ash. I vetmi që pata lidhje ishte vetëm Endriku përpara 10 vitesh. Silvi gënjeu. Nuk je k*rvë me 4 lidhje në 2024-ën sepse i bie që gjysma e femrave në botë dhe Shqipëri janë k*rva”, tha Sara dhe në postimin në vijim, shtoi: “Faleminderit që shqetësoheni për brekët e mia. Por e mira do të ishte të shqetësoheshit për brekët e grave dhe motrave tuaja”.

Sara Gjordeni flet për krahasimet e lidhjes së saj me atë të

Sara Gjordeni flet për krahasimet e lidhjes së saj me atë të

Sara Gjordeni flet për krahasimet e lidhjes së saj me atë të

Sara ceku edhe deklaratën skandaloze të të atit dhe tha: “Babi im del në deklarata, sepse nuk ka jetuar asnjë ditë me mua. Përveç kësaj, turp t’i vijë kush pretendon që unë ta mbroj kur vetëm të këqija më kanë ardhur prej tij”.

Sara Gjordeni flet për krahasimet e lidhjes së saj me atë të

Sa i përket komenteve se Sara i shkonte nga pas Bardhit, ajo sërish bëri një reagim, duke thënë: “Bardhi e ka nisur lidhjen tonë. Bardhi ka qenë ai i cili bëri planin se si të afroheshim dhe është Bardhi ai që më kërkoi të shkoja në Kumanovë, sepse në atë moment s’kishte makinë. Nuk i kam shkuar me zor se na hapët barkun!”.

Sara Gjordeni flet për krahasimet e lidhjes së saj me atë të

Ishte që ishte, Sara shkroi edhe për marrëdhënien me Meritonin, ku sqaroi: “Na keni çarë dërrasat edhe me Meritonin. Nuk më pëlqen Meritoni! I qëndruam afër për sa ishte i sëmurë. Nuk kam as tërheqje, as dreq!”.

Sara Gjordeni flet për krahasimet e lidhjes së saj me atë të

Sigurisht, nuk e kurseu një koment edhe për prishjen e raporteve të Bardhit me Jetmirin, menaxherin e tij. “Nuk i kam prishur unë marrëdhëniet me Bardhin dhe menaxherin e tij. La pasur pakënaqësi të tjera që s’kishin lidhje me mua. Bardhi nuk doli nga shtëpia sepse e nxori menaxheri se “e fëlliqa unë”. Bardhi dhe Jetmiri sot kanë marrëdhënie shumë korrekte”, u shpreh ajo.

Sara Gjordeni flet për krahasimet e lidhjes së saj me atë të

Më tej, ajo paralajmëroi se nëse hidhet më baltë dhe ofendohet në emrin e saj, do të bëjë namin nëpër gjykata dhe do t’i degjenerojë publikisht të gjithë ata që dalin publikisht duke përmendur emrin e saj dhe dhënë deklarata.

Sara Gjordeni flet për krahasimet e lidhjes së saj me atë të

Artikuj të sugjeruar: