Nuk duket aspak e çuditshme që filmi “Barbie” vazhdon të shkaktojë akoma diskutime, sa herë që përmendet! Pavarësisht fitimeve marramendëse që solli në arkën e Hollywood-it dhe gjithë “zhurmës” së diskutimeve që erdhën nga çdo cep i botës për aktorët protagonistë dhe realizimin, të famshmit nuk kanë qëndruar në hije sa herë flitet për këtë prodhim kinematografik.
Këtë herë është radha e këngëtares kolumbiane që të ketë një qëndrim të sajin për “Barbie-n”! Shakira në një intervistë për “Allure” u shpreh se djemtë e saj nuk e pëlqejnë këtë film.
"Djemtë e mi e urrejnë këtë film. Ata mendojnë se është paksa turpërues dhe jam dakord, në njëfarë mase. Unë po rris dy djem dhe dua që ata të ndihen të fuqishëm, ndërsa respektojnë gratë. Më pëlqen kultura pop kur ajo përpiqet të fuqizojë gratë pa u grabitur burrave mundësinë e tyre për të qenë burra,’ tha ajo.
Fituesja e tre çmimeve Grammy theksoi se “Barbie” nuk e portretizon në mënyrën e duhur qasjen që burrat duhet të kenë në raport me gratë.
“Unë besoj në dhënien e të gjitha mjeteve dhe besimit te gratë, por pa humbur thelbin dhe feminitetin tonë. Burrat kanë një qëllim në shoqëri dhe gratë kanë një qëllim tjetër. Ne plotësojmë njëri-tjetrin, por nuk duhet të humbasim veten,” vijoi këngëtarja.
Kujtomë që filmi doli në çdo kinema të botës në korrikun e vitit të kaluar duke u cilësuar si një produksion i jashtëzakonshëm pasi grumbulloi mbi 1 miliard dollarë në arkat e fitimeve në botë. Filmi u nominua për tetë çmime Oscar, përfshirë edhe ato për aktorët Ryan Gosling dhe America Ferrara.
Artikuj të sugjeruar: