Celebrity

Anya Taylor-Joy publikon foto nga dasma e saj sekrete dhe duket yll 

Shkruar nga Anabel

3 Prill 2024

Anya Taylor-Joy publikon foto nga dasma e saj sekrete dhe duket yll 
Instagram

Anya Taylor-Joy ka kujtuar ditën e dasmës së saj sekrete me Malcolm McRae, dy vite pas ceremonisë duke publikuar një seri fotosh dhe videosh të papublikuara më parë. Aktorja e “Queen’s Gambit” tregoi disa detaje të pazakonta pikërisht për ceremoninë, të cilën e përshkroi kështu:

Anya Taylor-Joy publikon foto nga dasma e saj sekrete dhe duket yll 
Instagram

“Dy vite më parë në ‘Ditën e Gënjeshtrave’, u martova në fshehtësi më shokun tim të ngushtë në New Orleans. Magjia e asaj ditë është e gdhendur në çdo qelizë të qenies sime përgjithmonë. Gëzuar dashuria ime. Je më i miri”, shkroi ajo.

Fustani i krijuar nga Dior për aktoren me një vello të gjatë dhe detaje unike mori shumë komente nga fansat, por një detaj tjetër që mori akoma më tepër vëmendje ishte fakti që në dasmë ka pasur kekë me formën anatomike të zemrës dhe detaje të tjera të ngjashme.

“Po e di, jam një vampir”, ka thënë Anya me shaka për këtë detaj.

Menuja e kësaj dasme është fotografuar edhe nga Cara Delevingne, e cila është bërë tag nga vetë aktorja. Modelja ka qenë pjesë e listës V.!.P të të ftuarve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anya Taylor-Joy (@anyataylorjoy)

Anya Taylor-Joy është martuar me muzikantin Malcolm McRae dhe njohja e tyre thuhet se ka ndodhur në 2021-shin. Disa muaj më vonë ka nisur lidhja, e cila u mbajt private.