
Policia e Parisit ka filluar të heqë kyçët e vendosur nga të dashuruarit nëpër urërat kryesore të qytetit.
Vendosja e një kyçi para hedhjes së çelësit në Lumin Sienë është bërë tashmë një traditë për turistët në vitet e fundit, por nuk do të jetë më për ata që do të vijnë më vonë.
Afërsisht 1 milion kyçe me peshë 45 tonë kanë filluar të hiqen nga urërat si Pont des Arts, Pont de l’Archeveche etj sepse pesha e tyre ka filluar t’i dëmtojë ato. Ato do të zëvendësohen me mbajtëse transparente ku nuk do të mund të vendosen më kyçe.
‘Ky është fundi i epokës së kyçeve të dashurisë’, tha zëvendës kryetari i Parisit, Bruno Julliard.
Burimi: BBC