
Lady Gaga nuk është e vetmja artiste që iu bashkua trendit të ri të zbardhjes së vetullave për një transformim absolut në pamjen e jashtme. Listës i bashkohet edhe Dua Lipa, e cila ka zbuluar këtë ndryshim në portretin e saj përmes publikimit të albumit të radhës, “Radical Optimism”.
Me vetulla të zbardhura, gati të padukshme, Dua duket kaq ndryshe dhe njerëzit e vunë re menjëherë ndryshimin.
Artistja u shfaq në disa momente gjatë videoklipeve me flokët e kuq, duke sjellë ndryshimin në pamjen e jashtme të kombinuar me disa veshje, nga bluzat me vija tek të brendshmet e zeza dhe të bardha. Momentet e xhirimeve nga videoklipet kanë zbuluar edhe këngëtaren duke notuar, bashkë me bizhuteritë e mëdha prej ari që në fakt janë edhe kopertina e albumit të ri.
View this post on Instagram
Por, sytë e të gjithëve mbetën te vetullat e zbardhura që e bëjnë këngëtaren të duket kaq ndryshe në një moment gati kulmor të karrierës së saj artistike.
Dua ka prezantuar hitet e saj "Training Day" dhe "Houdini" në BRIT Awards, ndërsa ka qenë protagoniste në disa ngjarje të mëdha artistike si Golden Globes, Grammy Awards dhe Critics' Choice Awards.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Cosmopolitan