Ushqim & Pije

Çfarë është 'crubik', brioshi në formë kubi që po fikson italianët

Shkruar nga Anabel

4 Prill 2024

Çfarë është 'crubik', brioshi në formë

Imagjinojeni pak atë skenën tipike...Një briosh me aromë gjalpi, e zhysni në kapuçinon e ngrohtë dhe e shijoni deri sa të arrini kremin me të cilin është mbushur. Pra, një mëngjes që kthehet thjesht në një festë për shqisën e të shijuarit.

Brioshi u shpik nga francezët dhe mbetet një nga zgjedhjet e preferuara të mëngjesit për njerëzit në shumë vende të botës. Një ëmbëlsirë me formën e saj klasike që “zaptoi” gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë të gjitha pastiçeritë e Europës. Duket e vështirë të ripërsëritet diçka kaq e përsosur, por le të themi që një briosh i mirë është një shije e patjetërsueshme, sidomos për ata që kanë qejf mëngjeset e ëmbla!

Çfarë është 'crubik', brioshi në formë

Por, në Torino pastiçierët po shkojnë përtej formës klasike duke luajtur me forma të reja dhe duke ndërtuar kësisoj një epokë të re të brioshit. Ideja po funksionon, mjafton të shihen radhët e gjata të njerëzve që presin jashtë bareve në këtë qytet italian për të marrë brioshin sipas shijes së preferuar, por me formë ndryshe nga ajo klasikja.

Brioshi quhet Crubik dhe është në formë katrore! Për këtë briosh frymëzimi ka ardhur nga Europa Veriore, ndërsa për herë të parë u prodhua në restorantin "Farmacia del Cambio", një laborator shijesh e quajnë klientët. I mbushur me krem dhe i futur në një kallëp në formë kubi, ky briosh falë edhe ndjekësve në rrjetet sociale u shndërrua shpejt në një ëmbëlsirë kulti për shijet.

Përveç kubit, ja dhe format e tjera interesante të brioshit, shumë larg nga ai klasiku!

#1 Formë piramide

Çfarë është 'crubik', brioshi në formë

#2 Formë sferike

Çfarë është 'crubik', brioshi në formë

#3 Formë planeti

Çfarë është 'crubik', brioshi në formë

Artikuj të sugjeruar: 



Burimi: Vanity Fair