Historia Ime

Prindërim në kushte të vështira

2 Qershor 2015

Prindërim në kushte të vështira

Letra 1
Per temen e sotme:Te lutem adm nqs mundesh me ndihmo duke ma postuar kete mesazh,kam shume nevoje per mendime sepse jam ne dileme si te veproj.Jam nje nene e re e nje bebi si drita,jam e ndare nga i ati i femijes,bashkjetoja me dike qe e doja e ndieja e vleresoja e besoja,ai nuk mbajti pergjegjes per mua as per femijen,iku dhe na la ne mes te kater rrugeve ne nje shtet te huaj ne nje vend ku nuk njihja askend vec atij.Isha vetem 4 muaj shtatzane kur ai me tha : nuk mundem te jetojme bashke sepse babaj im nuk te do si nuse dhe une nuk mund ti dal dot para fjales atij dhe iku nga shtepia duke me lene atje para se te ikte me paralajmeroj qe mos e kerkoja kurre dhe ta harroja emrin e tij.Kam ikur duke qare pa dale drita me valixhen ne dore,me foshnjen ne bark,pa lek pa buke,mbaj mend kisha me vete vetem nje pije frutash dhe banane sic i mora tek frigoriferi kur dola,Ku te shkoja,cfare te beja,kisha lek ne telefon por te shtepise nuk doja ti shqetesoja,e cfare do benin ata qe andej???I hipi tramit te qytetit pa bilete,neper stacione njerzit me shikonin lotet ne sy,te shumtet me pysnin a je mire,a do ndihme,dhe une qe u thoja jam ok faleminderit.Zbres ne nje stacion dhe dal ne rruge kryesore,pyes dike ku ndodhej stacioni me i afert i policise,personi rastisi qe ishte nje i moshuar kosovar me shoqeron deri atje,duke e pare gjendjen time fut leket tek makina e sherbimt dhe me ble nje pije dhe nje patatine,nuk doja ti merrja por insitovi dhe u largua duke me uruar fat,shkoj brenda dhe nga ankthi frika keputem e gjitha,me sjellin nje gote uje,me pyesin cfare problemi kisha,u thashe qe jam shqiptare dhe nuk kam ku te shkoj sepse ai qe bashkjetoja me la ne mes te rruges,ata sjellin direkt nje mjek nje perkthyes shqiptar dhe nje doktoreshe,me marrin e me qetesojne,me kerkojne emrin e tij por une nga frika se ai mos me bente keq nuk e tregova,me marrin me japin banese,rroba,ushqime dhe nje page mujore,nje avokat shteteror,psikologe etj...Por perseri ate nuk mund ta harroja,sado keq me beri,neteve te gjata e vetem ne dhome qaja,qaja per vete per evladin,nuk e besoja qe nuk donte gjakun e tij,dhe tani qe po u shkruaj me dridhet trupi.Ai qe deri dje linte koken pas meje,me braktisi duke me kercenuar mos e kerkoja me...Nuk duroja dot me,ditet kalonin dhe une kalova ne depresion,prinderit e mi nuk dinin gje,kur flisja ne tel me mamin e mbaja veten,zemra e nenes e ndjen ankthin e femijes dhe ajo e kishte kuptuar qe dicka ishte keq,perfundoj ne spital e mavjosur nga stresi e depresioni,atje kerkoj te me sjellin prinderit,u presin biletat e mi sjellin,femrat pa perkrahje i ndihmojne shume,pasi prinderit vijne e une lind femijen qetsohem,familja ime eshte e mrekullueshme,pavarsish mentalitetit ata me mbeshteten,ne shqiperi nje nene qe mban femijen pa bab quhet me fjalen e fundit,por ketej jo...nuk ka gje me te bukur kur shoh qe ajo me perqfon e me puth,kur ndjej frymarjen e saj afer meje ne gjume...Ditet kalonin dhe me vjen nje sms ne internet nga nje adrese pa emer. Zemer jam xxx ma bej hallall,e di se Zoti ka per te me vrare,te lutem mesoje vajzen te jete e edukuar ne jete dhe mos i fol kurre keq per mua,nje dite do e kuptosh pse ju lashe... Oooo lotet e mi qe nuk pushonin,nuk i ktheva fare pergjigje,as prinderit e tij nuk moren guximin te pyesnin njehere te veteme per mua e femijen.Pas disa kohesh marr vesh qe ai kishte fituar letrat ne statusin Gei,domethene gjithe kete kohe qe ishte me ne ai i kishte letrat si Gei dhe une nuk dija asgje,nqs shteti e merr vesh ate e kthen direkt ne shqiperi sepse e ka genjyer shtetin sepse ai nuk eshte Gei,ai vuri dokumentat mbi femijen,nuk pranoj te bente Adn as te jepte atesine,kur linda i kam cuar sms duke i thene te lutem vetem hajde shikoje njehere te vetme,ose jepi atesine qe femija im mos mbetet pa atesi por ai nuk pranoj,Nqs une shkoj dhe tregoj emrin e tij,adrese ku rri,tregoj se bashkjeton me femer,,provat sms,fotot e krejt ai digjet i gjithi,dhe une perfitoj dokumentatbashke me femijen dhe e kemi te ardhmen e sigurt sepse me mashtroj me braktisi,por kam frike se mos na ben keq...nuk dua te fut familjen ne telashe,Ia kam lene Zotit ne dore...Nuk di si te veproj nje mendje me thote shko dhe kallzoje dhe nje mendje lere dhe vazhdo jeten.Faleminderit qe me kushtuat kohen.Mirupafshim

Letra 2
Miremberma... Jam nje nene 46 vjece do habiteni ju ne kete moshe me Facebook. Djalii djaliiii ma rregulloj qe te kem kontakt me njerzit e mi te afermt.  Ehhh Si e kam rritur kete djale.. Do mundohem shkurt. Nje zot dhe une e di. Isha me nje burre qe e gjithe rroga e tije shkonte ne kumar dhe ne raki dhe ne nje dashnore qe kishte. nuk mjaftonte kjo por edhe skenat e rrahjes mbi mua. Deri ne ate pike Sa edhe djali qe ishte 2 vjec mi tregon sot e kesaj dite. E ndava me vitin 1994 , ai arriti ne ate pike Sa mori dhe krevatin qe une flija me djalin per vete dhe per dashnoren. Nejse me vitet 1994 kisha mbi supe nje djale, nje shtepi, dhe nje mentalitet krejt te ndyre me ate kohe te ndahej dikush sidomos femer ishte gjithe paragjykime. Punoja nga mengjezi deri ne darke. Djali rrinte gjithe diten pa ngrene I vogel, Kur kthehesha nga puna e gjeja me rruge ne gjume. Vinte mamja ime ndonje here e shikonte sepse ajo jetonte ne fshat. Tja lija buken ne toke ja hante macja, ne tavoline ishte i shkurter nuk arrinte dote. Diten i qeshja naten qaja... Gjithmone e edukoja me punee e denoja kur ishte nevoja... Ishte i zgjuar por dhe pak i hedhur. Me shkolle ishte goxha i mire endrra ime te mbaronte unversitet....  Me moshen 17 vjec largohet nga shqiperia. Perfundon ne Suedi aty u stabilizua me pune, shtepi, dokumenta.... Rroga e pare qe mori me tha : " Mama vuajtjet e tua mbaruan " .. Me dergoi gjithecka ketu...  Nderkohe eshte ne procedura e sipes te me pajisi dhe mua me dokumenta ne Suedi.  Jam krenare per kete djal vujtjet e mia mundimi im me doli ne drite. Me ndihmen e zotit sigurisht..!  Nuk ka ndienje lumturie me te madhe se Sa te shohesh femijen e lumtur..! Me detyroj ai ta shkruaja kete ketu tek kjo reviste se eshte fans... Ma beri dhe kete ...  Ju uroj gjithe te mirat.

Letra 3
Prsh anabel nuk po ju shkruj nga fb im sepse du me nejt anonim jam nje djal nga tr jam 24 vjec jam dashurua me nje goc me te madhe se vetja ajo eshte 2 vjet me e madhe se un nuk eshte ky problemi ajo ka qen e martuar ka edhe nje vajz nga martesa e pare nuk me intereson qe ka qen e martuar apo ka nje vajz sepse e du aq shume ate sikur eshte femija ime ja kam then cfar ndjej per ate por ajo me shikon thjesht si nje shoke sa her e shof ose flas me ate me mbushet zemra me gezim nje dite te vetem mos te flas luj menc sepse e dua shume tani kerkoj opinjonin e publikut te heq dor per gjithemon apo te vazdoj duke i terguar dashurin qe kam per ate ju lutem mos ofendoni

Letra 4
Pershendetje Anabel.Une sonte dua te ndaj historine Jo te nje prindi te divorcuar por te nje heroi.Te atij njeriu qe e braktisi njeriu I jetes kur I kishte femijet vetem 4muajsh...edhe binjak.Ky rast eshte I vecant nga te tjeret sepse prindi qe riti 2femijet e tij binjak ishte nje mashkull.Nje mashkull hero,plot kuraje e dashuri per femijet e tij.Nuk kishte asnje qe ta ndihmonte...prindrit kishin vite qe I kishin vdekur.Dhe sa here me tregon per pampersat qe sdinte ti vendoste,per beberonat me qumesht artificial qe I duhej ti pergatiste sa here qe njeri apo tjetri nga binjaket kishte uri.Apo sa here ata zgjoheshin naten dhe I jati mezi I pushonte dhe I vinte ne gjume.I mbusheshin syte me lot ndersa tregonte per netet pa gjum qe kishte kaluar,per spitalet qe kishte bredh.Per ato heret qe merte binjaket e tij ne universitet Ku studionte sepse skishte Ku I linte.Per ato heret Ku fundi I muajit e zinte pa buke sepse dhe ato pak leke qe fitonte ne pune part time I blinte qumesht e pampersa per binjaket.Tregon dhe per ato kujtimet me dashurine qe e braktisi dhe Jo edhe PSE ajo u tregua e keqe me te ai nuk e urren Jo,,,madje dhe femijeve u thot cdo dite ta duan nenen e tyre edhe pse ajo nuk I deshi kur I LA 4muajsh per te ikur me tjetrin.Sot ky baba I ka bere dy djemte e tij burra.Dhe ky po eshte nje hero I heshtur dhe nje shembull I gjalle I dashurise se babait.