Celebrity

“Bën fëmijë për vëmendje”: Chrissy Teigen u përgjigjet komenteve

Shkruar nga Anabel

17 Prill 2024

“Bën fëmijë për vëmendje”: Chrissy Teigen u

Chrissy Teigen i ka kthyer përgjigje komenteve të pavenda të njerëzve që pretendojnë se ajo po mundohet të jetë në qendër të vëmendjes, duke folur për fëmijët dhe duke sjellë në jetë fëmijë.

Ndërsa publikoi një foto me familjen e saj në Instagram, duke festuar ditëlindjen e tetë të vajzës së saj, Luna, Chrissy u has me një koment, i cili shprehej: “John Legend dhe Chrissy Teigen mundohen të kenë vëmendje duke folur për fëmijët dhe duke bërë fëmijë. Askujt nuk i intereson”.

Modelja, e cila njihet edhe si “mbretëresha e përgjigjeve”, ia ktheu me ironi: “Po, po, shumë të trashur dhe duam vëmendje. Nuk ka ndonjë mënyrë tjetër në këtë botë për ta marrë, përveçse duke pasur fëmijë”.

“Bën fëmijë për vëmendje”: Chrissy Teigen u

Përmes këtij komenti, modelja ka heshtur edhe njerëzit që e teprojnë në X, duke thënë se ajo thjesht po bën sa më shumë fëmijë që mediat të shkruajnë për të.

Teigen dhe Legend janë prindër të katër fëmijëve, Luna, 8 vjeç, Miles, 5 vjeç, Esti, 1 vjeç dhe Wren, 10-muajsh. Rishtazi, ata na kanë lënë të mendojmë se po diskutojnë për bebushin nr. 5.

“Bën fëmijë për vëmendje”: Chrissy Teigen u

Teigen, më parë, ka pësuar një abort, sepse i duhej të shpëtonte jetën e saj dhe kjo ishte zgjidhja e vetme.

Artikuj të sugjeruar: