
Presidenti i dorëhequr i FIFA, Sepp Blatter është përflitet të ketë pasur një lidhje me ish të dashurën e futbollistit Cristiano Ronaldo, Irina Shayk.
Gazeta spanjolle “El Mundo” ka bërë këtë deklaratë të bujshme në një shkrim që mban titullin “Të gjitha femrat në jetën e Blatter”. Sipas gazetës, 79-vjeçari ka pasur një lidhje me modelen pas marrëdhënies së tij me tenisten Ilona Boguska.
Autorja e shkrimit ka pranuar se informacionin për lidhjen mes të dyve, e ka marrë nga një burim në Zvicër, ndërkohë që investigonte për jetën sentimentale të Blatter. Ish-presidenti i FIFA njihet për pëlqimin e femrave edhe më të vogla se gjysma e moshës së tij. Ndërkohë një përfaqësues i modeles ka mohuar çdo gjë rreth kësaj çështjeje.