Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2024: Peshorja dhe Akrepi

Shkruar nga Anabel

2 Maj 2024

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2024: Peshorja dhe Akrepi

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2024: Peshorja dhe Akrepi


Këtë muaj, aspekti financiar do të ketë një vëmendje të jashtëzakonshme për shenjën tënde. Një surprizë fantastike do të ndodhë, por së pari, të sqarojmë se do të kesh dy burime financiare: Një nga shtëpia jote e dytë, te paga dhe e dyta, te shtëpia jote e tetë, e cila përqendrohet te paratë e njerëzve të tjerë.  

Është e vështirë të thuash se cili do të jetë burimi i përfitimeve të tua financiare, pasi mund të vijë nga mënyra të papritura. Një projekt fitimprurës mund të të shpërblejë, ose mund të rimbursohesh me një shumë të lartë. Nuk përjashtohet mundësia që të marrësh një trashëgimi të majme. Nëse je përfshirë në një çështje ligjore, mund të vendoset në favorin tënd. Nëse je një proces divorci mund të sjellë një ndarje të mirë pasurie. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të jesh një person i përgjegjshëm. Në Hënën e re te Demi, më 7 maj, do të shohësh se si gjatë ditëve në vijim, energjia e kësaj ngjarjeje të re, do të sjellë mundësi të reja për negociata dhe përfitime për një punë të re.

Marsi aktualisht ndodhet në sektorin tënd të partneritetit, kështu që mund të ndodhë që partneri yt në dashuri ose në biznes të sjellë lajme të mira, sërish në aspektin financiar. Nëse je i/e martuar, ka të ngjarë që personi i zemrës të ketë një mundësi të artë, nga e cila mund të përfitosh edhe ti. Marsi është te Dashi, një shenjë e aktivitetit sipërmarrës, ndaj puna që bën do të të sjellë më shumë fonde se zakonisht.

Më 23 maj, një Hënë e plotë në Shigjetar, mund të të dërgojë në një udhëtim (brenda pesë ditëve nga kjo datë), ndoshta për të vizituar një të afërm. Nëse do të ndodhë kjo, me shumë gjasa, do të zgjedhësh një mjedis me diell dhe peizazhe fantastike. Jupiteri do të marrë drejtimin e këtij udhëtimi dhe do të të dhurojë më shumë argëtim dhe qetësi.

Kjo Hënë e plotë do të sjellë një takim të rastësishëm me sundimtarin e shenjës tënde, Afërdita dhe Jupiterit fatlum, duke e bërë këtë ngjarjet një nga më të mirat të këtij viti. Të dy planetet do të takohen te Demi, kështu që përsëri, aftësia jote për të qenë magnet parash mund të jetë jashtëzakonisht efektive.

Gjithashtu, mund të marrësh një kontratë për të nënshkruar në Hënën e plotë, më 23 maj. Kjo kontratë do të jetë e veçantë, ndaj duhet parë disa herë, edhe me avokat, para se të nënshkruhet. Ky, me siguri do të jetë një muaj shumë optimist për shenjën tënde.

Më 25 maj, do të ndodhë edhe lëvizja historike e Jupiterit në Binjakë, pasi nuk ka ndërmarrë një rrugëtim të tillë që prej 12 vitesh. Ky është një lajm i mirë për ty, pasi Binjakët janë një shenjë Ajri. Dielli i Peshores do të jetë jashtëzakonisht harmonik për ty dhe kjo do të sjellë një ndjesi optimizmi, energjie, shëndeti më të mirë dhe fat në 12 muajt e ardhshëm.

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2024: Peshorja dhe Akrepi


Akrepi është një shenjë private dhe qasja e zakonshme është që ta bësh jetën tënde më të thjeshtë. Në vend që të mbështetesh te njerëzit e tjerë, ti zgjedh të mbështetesh te vetja, duke e shmangur kontaktin me të tjerët. Gjithsesi, duhet ta kuptosh se askush nuk është një ishull dhe duhet të ndërveprosh me të tjerët.

Këtë muaj, menjëherë pas Hënës së re më 7 maj, do të shohësh përfitimit e bashkimit të forcave me një person tjetër, për shkak se disa planete në sektorin tënd të martesës dhe kjo do të thotë se do të ndodhë një bisedë e hapur dhe e sinqertë me një person që vërtet e vlerëson. Mund të jesh/biesh në dashuri, të fejohesh ose martohesh, ose të takosh një person që do të të rrëmbejë zemrën në mënyrë të beftë.

Nga ana tjetër, mund të bashkëpunosh me një ortak biznesi, partner në një projekt komunikimi, agjent imobilar, publicist, ekspert marketingu, apo avokat, gjithçka varet nga fusha dhe sipërmarrja që të intereson. Shtëpia jote e pestë, kaq e rëndësishme në këtë Hënën e re më 7 maj, sundon jo vetëm dashurinë dhe fëmijët, por edhe imagjinatën dhe krijimtarinë tënde. Ti mund të jesh duke punuar me një projekt artistik dhe ke nevojë për një ose më shumë partnerë që të të mbështesin, për të arritur suksesin e përbashkët.

Jupiteri, planeti i fatit, është në sektorin tënd të partneritetit dhe do të jetë në sinkrom ideal me këtë Hënë të re, kjo do të sjellë një shoqëri të gëzueshme. Kjo Hënë e re mund të ketë edhe një ndikim në jetën tënde personale, pasi Urani është planeti i surprizave dhe spontanitetit. Mos u habit nëse partneri të propozon për fejesë apo martesë. Afërdita do të lidhë me këtë Hënë të re, e cila është një simbol i lumturisë dhe lehtësisë me personin që ke zgjedhur.

Do të kesh më shumë motivim për të krijuar partneritet, qoftë në dashuri, apo në martesë, për të promovuar karrierën tënde. Duhet të krijosh qëndrueshmëri, e cila do të vendoset edhe nga pozicioni i Saturnit në grafikun tënd. Mënyra se si Saturni funksionon është e tillë: Të nxit për të të përgatitur drejt një rruge të gjatë, duke krijuar themele të forta mbi të cilat mund të ndërtoni të ardhmen. Saturni, rrallë ndërvepron me Jupiterin, por ai i dërgon sinjale miqësore, në mënyrë që të sjellin surpriza pozitive në shenjën tënde.

Paratë do të jenë fokusi yt kryesor në Hënën e plotë, më 23 maj dhe ti do të mund të shlyesh disa pagesa për faturat e tua. Megjithatë, mund të marrësh edhe një shumë të madhe parash. Gjasat janë që të të mbeten mjaftueshëm para për të shlyer një detyrim tjetër monetar, pasi Plutoni, planeti i ripërtëritjes dhe rigjenerimit do të të sjellë dobi.

Plutoni është vendosur rishtazi në Ujori, në sektorin tënd të shtëpisë. Ky pozicionim tregon se do të kesh një marrëdhënie shumë të ngushtë me familjarët dhe kjo mund të sjellë një pikë kthese në jetën tënde. Kur Jupiteri të shkojë te Binjakët, duke filluar nga 25 maji, mund të bekohesh me shumë parash.

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.