Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2024: Ujori dhe Peshqit

Shkruar nga Anabel

2 Maj 2024

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2024: Ujori dhe Peshqit

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2024: Ujori dhe Peshqit

Ky muaj do të përqendrohet shumë në shtëpinë tënde, pasi mund ta gjesh veten duke ndihmuar një familjar në mënyrë monetare ose emocionale, ose do të sistemosh banesën tënde. Gjithashtu, mund të kesh mundësi që të ndërmarrësh një vendim në emër të një familjari tjetër.
 
Duket se edhe këtë muaj do të jesh në gjendje të udhëtosh, jo shumë larg, por gjithsesi, do të mund shkëputesh për ca kohë nga rrëmuja dhe monotonia që të rrethon. Gjithashtu, mund të shqetësohesh për sasinë e madhe të parave që po shpenzon. Në momentet kur duhet ta kthesh faqen dhe të nisësh një kapitull të ri, thuajse të gjitha ndryshimet e stilit tënd të jetesës dhe shpenzimet e mëdha mund të kenë ndodhur. Derisa të vijë një mënyrë e re jetese, do të kalojnë rreth 2 vjet.
 
Nëse shpreson të marrësh një pagë më të mirë në punë, me Saturnin në shtëpinë tënde të të ardhurave, do të mundet të të realizohet kjo dëshirë, qoftë në punën aktuale, ose në një vend të ri pune. Kujdes, mos u kënaq me pak, pasi mund të kesh një rritje page të papërfillshme. Kujtohu se sa vlen!
 
Jo të gjithë kanë vështirësi gjatë tranzicionit të Saturnit, kështu që mund të jetë një sfidë e thjeshtë për t’u kaluar, por nga ana tjetër, mund të jetë edhe e vështirë. Mos ndje xhelozi teksa sheh që miqtë e tu po e kalojnë më butë këtë periudhë. Ulu në qetësinë tënde, bëj një listë të gjërave që do, të arritjeve të tua dhe prit me durim që të realizohen.
 
Saturni do të jetë te Peshqit deri në shkurt të vitit 2026, për të të mësuar vlerat e sakrifikimit të kënaqësive të vogla ditore në favor të kursimeve të tua, duke synuar të bësh një blerje të madhe, si ajo e një shtëpie apo makine.
 
Hëna e plotë e 23 majit, do të sjellë një ngjarje argëtuese me shoqëri, në të cilën do të marrësh pjesë. Ngjarja do të jetë shërimi ideal për ty që do të mund të kurohesh nga e gjithë ndjesia që të ka përshkruar këto kohë. Ndoshta shtëpia jote do të mirëpresë miq, pasi ti do të organizosh një festë me miqtë e tu. Kjo është një ide e mirë, me Afërditën, e cila krijon një lidhje të ngushtë me Jupiterin, ndaj mos e neglizho si ide. Duke qenë se Jupiteri zhvendoset te Binjakët, e cila është gjithashtu një shenjë Ajri. Ky do të jetë një muaj romance dhe argëtimi.
 
Më 25 maj, Jupiteri, planeti i fatit, do të sjellë bekime, shtatzëni dhe ndoshta lindjen e një fëmije. Nëse do një fëmijë, ky muaj është momenti kur mund ta marrësh seriozisht këtë qëllim. Nëse je një person kreativ, do të të inkurajohet imagjinata jote, duke e lejuar që rezultati të jetë më mbresëlëns se kurrë.
 
Do të mund të shohësh një ndryshim të madh, sidomos gjatë qershorit, ku disa planete do të mblidhen te Binjakët. Do të fluturosh larg, na beso.

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2024: Ujori dhe Peshqit

Ky muaj sjell shumë surpriza, duke nisur nga një Hënë e fuqishme më 6 maj, deri te dita më me fat e vitit, më 18 maj. Gjatë majit mund të kesh mundësi të nënshkruash një konktratë të re, ose të publikosh një libër, apo të lançosh një projekt. Të gjitha kanë potencial të të sjellin shumë sukses.
 
Nëse ke punuar në sektorin e teknologjisë, me një aplikacion ose video lojë, do të jetë një mundësi e mirë që ta publikosh risinë pikërisht më 18 maj. Shtëpia jote e tretë, do të ndriçohet në shumicën e muajit dhe kjo rregullon aspektin e udhëtimeve dhe argëtimit.
 
Hëna e plotë e 23 majit do të jetë një moment i rëndësishëm qiellor, pasi do të të dhurojë më shumë eksperienca emocionuese. Një Hënë e plotë në Shigjetar do të të dhurojë nderimet dhe çmimet që ke merituar, duke të të bërë më të dukshëm në industrinë ku ti punon. Duartrokitjet për ty do të jenë më të zhurmshme se zakonisht, çka do të thotë se të gjithë i kanë vënë re aftësitë e tua.
 
Jupiteri, planeti më i spikatur në Hënën e plotë më 23 maj, do të zhvillojë aftësitë e tua në komunikim, të cilat do të sjellin më shumë sukses në aspektin e karrierës. Në këtë Hënë të plotë, Jupiteri do të jetë pranë Uranit, ndaj lajmi i mirë do të jetë mjaft surprizues. Kjo ngjarje qiellore do të jetë një nga momentet më të rëndësishme në karrierën tënde, duke marrë mbështetjen e duhur në çdo drejtim.
 
Më 25 maj, Jupiteri do të largohet nga sektori yt i komunikimit, për t’u përqendruar në jetën tënde private në shtëpi. Ti je përkushtuar shumë në karrierë, ndaj tanimë mund ta bësh shtëpinë tënde në një strehëz më të rehatshme. Kështu që, mund të kalosh kohë për të rinovuar shtëpinë, duke e lyer, blerë orendi të reja dhe dekoruar atë. Mund të ketë të ngjarë që të zhvendosesh në një tjetër shtëpi.
 
Nëse ke qenë i/e shqetësuar për mirëqenien tënde apo të një personi të dashur, do të gjesh të tjera mënyra për të ndihmuar veten dhe prindërit. Gjatë këtij muaji do të mund të ofrosh një ndihmë konkrete, monetare, ose emocionale.
 
Më gjithë sfidat që do të të shfaqen para, do të mund t’ia dalësh paq.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.