
Aktori Bradley Cooper dhe modelja Gigi Hadid janë zyrtarisht në një romancë prej tetorit të vitit të kaluar, por miqtë dhe familja e Gigi-t shpresojnë që çifti të fejohet së shpejti.
“Gjithçka po shkon mirë me Gigi-n dhe Bradley-n dhe ata janë vërtet të lumtur në marrëdhënien e tyre,” tha një burim për Entertainment Tonight. "Miqtë dhe familja e tyre do të donin t'i shihnin ata të fejuar së shpejti, por gjithashtu ata duan të dinë nëse çifti është në këtë rrugë drejt zyrtarizimit të lidhjes."
“Komunikimi ka qenë gjithmonë kyç mes të dyve dhe të dy janë të hapur dhe të sinqertë me njëri-tjetrin për të ardhmen bashkë,” vazhdon i njëjti burim. “Ata janë të dy të përkushtuar kur bëhet fjalë për angazhimet dhe projektet e punës, por edhe prindërimin. Gigi dhe Bradly kanë qëllime të ngjashme, gjë që e bën gjithçka më të lehtë.”
Kujtojmë që të dy vijnë nga dy histori të rëndësishme dashurie. Gigi ka qenë në një lidhje me aktorin Leonardo DiCaprio, një romancë që thuhet se ka nisur në vitin 2022. Bradley ka qenë në një lidhje afatgjatë me modelen Irina Shayk, me të cilën ka një vajzë shtatë vjeçe, Lea De Seine. Ata u ndanë në vitin 2019, por kanë vazhduar një marrëdhënie të shëndetshme bashkëprindërimi.
Bradley dhe Gigi mund të jenë bashkë pse jo për të pasur edhe një fëmijë nga historia e tyre e dashurisë, ndërsa supermodelja ka një vajzë tre vjeçare, Khai me ish-këngëtarin e One Direction, Zayn Malik.
Artikuj të sugjeruar:
- Khëm-khëm: Gigi Hadid komentoi në fotot e Dua Lipës dhe njerëzit u çuditën
- Gigi Hadid rikthen modelin e flokëve ikonik të viteve ‘90
- Gigi Hadid bën ndryshimin e pabesueshëm me flokët dhe duket yll
- Bradley Cooper thotë për 8 muaj nuk ishte i sigurt nëse e donte të bijën
- Gigi Hadid veshi ‘trikon e gjyshes’ që do e shihni kudo këtë pranverë
Burimi: Cosmpolitan