Celebrity

Khëm-khëm, Chris Hemsworth paska thyer një rregull të rëndësishëm në Met Gala

Shkruar nga Anabel

14 Maj 2024

Khëm-khëm, Chris Hemsworth paska thyer një rregull të
Getty

Aktori Chris Hemsworth, ndërsa është paraqitur me partneren e tij në eventin më të rëndësishëm të modës, Met Gala 2024, ka thyer një rregull: Ka bërë shuuumëë selfie!

Khëm-khëm, Chris Hemsworth paska thyer një rregull të
Getty

Hemsworth tha për E! News se më fakt, është kujdesur që t’i ruajë përgjithmonë kujtimet nga ky event, duke bërë foto të panumerta. “Gjithë kohës foto, kudo. Kam shumë selfie në telefon dhe mendoj se kur e kam bërë një foto të caktuar. Ja, ta fshij këtë”, u shpreh ai.

Por, kjo intervistë mund t’i hapë telashe yllit të “Thor”, pasi sipas Vogue, Met Gala ka një rregull të pathyeshëm: Ndalohen fotot dhe postimi i tyre në rrjetet sociale. Këtë vit, tematika e eventit ishte “Sleeping Beauties: Reawakening Fashion” dhe Hemsworth u paraqit me bashkëshorten e tij, Elsa Pataky.

Khëm-khëm, Chris Hemsworth paska thyer një rregull të
Getty

Ai u shpreh se pavarësisht se ai dhe gruaja janë të famshëm, sërish emocionohen shumë gjatë këtyre eventeve.

Artikuj të sugjeruar: