Në ditët e sotme, me ritmin e shfrenuar të jetës së përditshme mbajtja e një balance të shëndetshme jetë-punë-mirëqenie, bëhet gjithnjë e më e vështirë. Njerëzit duket se kanë nevojë për pajisje që u vijnë në ndihmë për të gjurmuar zakonet e tyre, pajisje që i ndihmojnë në vendosjen e zakoneve të shëndetshme e jo vetëm.
Ndaj Samsung është angazhuar t'u ofrojë të gjithë përdorueve mjete të avancuara të monitorimit të shëndetit e jo vetëm për të na ndihmuar në udhëtimin tonë të mirëqenies. Një kombinim shumë i fuqishëm që do të ndryshoje përditshmërine tuaj është smartphone nga gjenerata më e fundit e Galaxy A dhe aksesori, ora e zgjuar Galaxy Fit3.
Shumë më shumë sesa një aksesor
Pas nje dite shume produktive me smartphonin tuaj te preferuar Galaxy, gjithmone lini pak kohe per pasionet tuaja. Me Galaxy Fit3 ju mund të gjurmojnë mbi 100 lloje stërvitjesh në çdo kohë, kudo dhe të rishikoni lehtësisht të dhënat tuaj, duke u inkurajuar të qëndroni të motivuar për të arritur qëllimet tuaja.
Galaxy Fit3 u jep përdoruesve një kuptim edhe më të përgjithshëm të shëndetit të tyre, duke ofruar metrika shëndetësore që përfshijnë rrahjet e zemrës, nivelet e stresit. Samsung gjithmonë i ka dhënë përparësi mirëqenies së gjumit, duke fuqizuar përdoruesit të kuptojnë modelet e tyre dhe të ndërtojnë zakone më të shëndetshme me mjetet e përparuara të monitorimit të gjumit. Ky angazhim reflektohet në Galaxy Fit3.
Përdoruesit mund të mbajnë me lehtësi Galaxy Fit3 gjatë gjithë natës, ndërsa ai gjurmon modelet e tyre të gjumit, madje duke zbuluar gërhitjen dhe duke monitoruar nivelet e oksigjenit në gjak për të ofruar matje më të detajuara. Bazuar në modelet individuale të gjumit, Galaxy Fit3 u ofron përdoruesve një Sleep Coaching të personalizuar me njohuri kuptimplote që i ndihmojnë ata të kuptojnë më intuitivisht gjumin e tyre, duke i shtyrë ata të bëjnë ndryshime pozitive.
Produktivitet dhe argëtim në një kohë
Seria e re e Galaxy A55 vjen me nje pajisje të fuqishme që garanton jo vetëm produktivitet e funksionalitet, por edhe argëtim. Fuqia e kamerave vazhdon të na mahnisë edhe në këtë seri. Me shumë opsione të përmirësuara, Galaxy A55 5G shkrep fotografi më të qarta dhe më të gjalla edhe në kushte të pafavorshme. Të dy Galaxy A55 5G dhe Galaxy A35 5G ofrojnë aftësitë e jashtëzakonshme fotografike për të cilat është i njohur Samsung Galaxy, duke përfshirë veçori të tilla si stabilizimi optik i imazhit (OIS) dhe stabilizimi digjital i imazhit video (VDIS) që i mbajnë fotot dhe videot të qarta edhe kur filmohen në lëvizje. Ekranet Super
AMOLED, tregojnë gjithashtu qartësi mahnitëse në definicion të plotë të lartë. Të gjithë përdoruesit do të gjejnë mbështetje të plotë në ekranin 6,6 inç si në Galaxy A55 5G ashtu edhe në Galaxy A35 5G duke mos u shqetësuar se në çrrethana po e përdorin telefonin.
Mbrojtje inteligjente për më gjatë, dhe për më shumë klientë
Samsung Knox është platforma e sigurisë me shumë nivele e Galaxy. Një nga platformat më të besueshme të sigurisë në botë, Samsung Knox është krijuar për të mbrojtur informacionin kritik, zbulimin e kërcënimeve në kohë reale dhe shumë më tepër. E nëse për Samsung Samsung Knox Vault nuk është risi, për gjeneratën Galaxy A 55 po, pasi prezantohet për herë të parë në linjën Galaxy A, duke u dhënë edhe më shumë siguri të gjithë përdoruesve të kësaj serie. Samsung Knox Vault mund të ndihmojë në mbrojtjen e të dhënave më kritike në një pajisje, duke përfshirë kredencialet e ekranit të kyçjes, si kodet PIN, fjalëkalimet dhe jo vetëm.
Vetëm një përdorues që ka kredencialet e sakta të ekranit të kyçjes mund të qaset në të dhënat e tij, edhe nëse pajisja humbet ose vidhet.
Lidhje pa probleme me ekosistemin gjithnjë në zgjerim të Samsung Galaxy
Galaxy A55 5G dhe Galaxy Fit3 janë plotësisht në përputhje me ekosistemin Galaxy duke u dhënë përdoruesve një përvojë të qetë dhe të integruar në një sërë pajisjesh Galaxy.
Përdoruesit mund të ndjekin qëllimet e tyre të fitnesit duke lidhur dy pajisjet. Kur zbulohet një rënie jonormale, Galaxy Fit3 u jep përdoruesve mundësinë që të telefonojnë menjëherë shërbimet e urgjencës për të marrë mbështetjen mjekësore në kohën e duhur.
Përdoruesit mund të përdorin Galaxy Fit3 si një kontrollues pikërisht në kyçin e dorës, jo vetëm si një mjet për kamerën e smartfonit të tyre kur shkrepin foto dhe vendosin kohëmatës, por edhe për të luajtur dhe kontrolluar mediat në pajisjen e tyre të ndërlidhura. Për një përvojë të qetë, kur përdoruesit nuk duan të shqetësohen ose të përgatiten për të fjetur, ata mund të sinkronizojnë automatikisht modalitetet midis Galaxy Fit3 dhe telefonit inteligjent të ndërlidhur.
Me siguri të pametë, kamera që shkrepin foto epike dhe me një lehtësi për t'u lidhur me pajisjet e reja, jemi të sigurtë që pajisja e serisë së re Galaxay A dhe aksesori më i ri Galaxy Fit3 do të jenë pajisjet tuaja të preferuara që do të ndryshojnë përditshmërinë tuaj.