Femijë

“Sharenting”: Ç'duhet të dish për trendin viral që thuhet se dëmton fëmijët

Shkruar nga Anabel

2 Qershor 2024

“Sharenting”: Ç'duhet të dish për trendin
FOTO: GETTY IMAGES

Ekspertët po paralajmërojnë prindërit që të mos shpërndajnë së tepërmi detaje rreth fëmijëve të tyre në mediat sociale, duke shpjeguar se një gjë e tillë mund të ketë efekte afatgjata në shëndetin e tyre mendor.

Sipas një artikulli nga Cleveland Clinic, "sharenting" i referohet "aktit të shpërndarjes digjitale, të postimeve të tepërta të informacionit, fotografive ose përditësimeve për jetën e fëmijës suaj".

Shembujt e tillë lidhen me publikimin e detajeve private në jetën e një fëmije, të tilla si mbarimi i një ore stërvitjeje, marrja e diplomës, momente nga pushimet etj. Këto postime me kalimin e viteve mund të dëmtojnë vetëvlerësimin e fëmijës sipas Susan Albers, psikologe në Cleveland Clinic.

"Ndonjëherë, prindërit në mënyrë të pavetëdijshme krijojnë presion mbi fëmijët e tyre duke krijuar një imazh të idealizuar në internet se kush është fëmija i tyre," shpjegoi ajo, duke shtuar: "Kjo mund të çojë në rënie në vetëvlerësimin me rritjen dhe kalimin e kohës."

Albers shtoi se edhe nëse postimi i një prindi ka qëllime pozitive, akti i shpërndarjes së tepërt të detajeve për jetën e një fëmije "vjen me shumë zona të panjohura".

“Shpërndarja në rrjete sociale lidhet me privatësinë, pavarësinë, mbrojtjen dhe të drejtën për pëlqimin e fëmijës,” tha Albers. “Disa vende kanë vendosur rregulla për të siguruar që prindërit të bëjnë postime në mënyrë të sigurt.

Efektet e plota të “sharenting” ende nuk janë analizuar plotësisht, por ekspertët paralajmërojnë se problemet e shëndetit mendor që shkaktojnë shpërndarjet e shumta në Instagram apo Facebook kanë filluar të vërehen tek adoleshentët.

“Kini parasysh se fëmijët tashmë janë subjekt i izolimit dhe ndjenjave të vetmisë, për shkak të mënyrës se si trajtohen në rrjetet sociale,” shpjegoi ajo.

Studime të shumta kanë treguar se kjo çon në përkeqësim të ankthit, vetëbesim të ulët, depresion dhe madje edhe në pasoja më të rënda.

Artikuj të sugjeruar: