Celebrity

Kanye West paditet për ngacmim seksual nga një ish-punonjëse

Shkruar nga Anabel

4 Qershor 2024

Kanye West paditet për ngacmim seksual nga një ish-punonjëse

Ish-asistentja e Kanye West e ka paditur reperin për ngacmim seksual, sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six. Vajza, e quajtur Lauren Pisciotta, pretendon se gjatë periudhës kur punonte me themeluesin e Yeezy, ai e ka ngacmuar seksualisht, disa herë.

Kanye West paditet për ngacmim seksual nga një ish-punonjëse
GC Images

Influencueses, e cila ka bashkëpunuar me Kanye edhe në disa këngë të albumit "Donda", iu kërkua që të ishte e disponueshme për reperin 24/7, sa herë që ai të kishte nevojë. Për këtë, do të paguhej 1 milion dollarë. Lauren e pranoi ofertën.

Në padi, ajo thekson se merrte rreth 1 milion dollarë edhe nga llogaria e saj në OnlyFans, derisa reperi 46-vjeçar i kërkoi që ta mbyllte llogarinë dhe të ishte më ‘pranë Zotit’. Për të shlyer dëmin financiar, ai u zotua se do t’i rriste pagën në 2 milionë dollarë/viti. Pak pas rishikimit të pagës, ai nisi t’i dërgonte mesazhe vulgare influencueses dhe punonjëses, duke folur për mënyrën se si bën seks dhe se si donte që gruaja me të cilën bënte seks, ta tradhtonte.

Kanye West paditet për ngacmim seksual nga një ish-punonjëse

Bashkë me mesazhet, ish-asistentja thotë se Kanye i dërgonte edhe foto të ndryshme thuajse lakuriq të burrave dhe grave, punonjës së Yeezy-t. Në padi, Pisciotta detajon edhe incidente të tjera me reperin e “Heartless”, duke thënë se ai masturbonte duke folur me të në telefon, e pyeste për përmasat e penisëve të (ish)partnereve, si dhe në një rast e ka detyruar të heqë trikon, pasi ishte veshur në mënyrë shumë ‘të mbuluar’.

Kanye West paditet për ngacmim seksual nga një ish-punonjëse

Sipas saj, në një tjetër rast, ai e ka kyçur në një dhomë dhe ka masturbuar pranë saj, derisa e ka zënë gjumi. Lauren theksoi se ai u acarua pasi ajo i tha se nuk ka gjasa që të dy të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Në shtator të vitit 2022, Pisciotta është promovuar si shefe e stafit për disa kompani të Kanye-t dhe ka marrë një pagë prej 4 milionë dollarësh. Gjithsesi, disa muaj më vonë ai e ka pushuar nga puna.

Kanye West paditet për ngacmim seksual nga një ish-punonjëse
Getty

Paditë ndaj reperit të hitit “Carnival” janë të shumta. Rishtazi, një prej ish-punonjësit e ka paditur për racizëm dhe se e ka pushuar nga puna për shkak se ishte person me ngjyrë.

Artikuj të sugjeruar: