Instagramming

Sara dhe Bardhi zbulojnë gjininë e bebit

Shkruar nga Anabel

7 Qershor 2024

Sara dhe Bardhi zbulojnë gjininë e bebit

Sara Gjordeni dhe reperi Bardhi do të bëhen prindër të një vajze dhe lajmin e kanë bërë me dije përmes një videoje që kanë publikuar në Instagram.

Sara ka postuar videon me mbishkrimin: “Të duam më shumë se veten!” Sigurisht, nuk kanë munguar urimet e miqve më të afërt dhe të njohurve të çiftit, ndërsa dallon komenti i parë i Bardhit që ka shkruar: “Çika e babit!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Nikol Gjordeni (@saragjordeni)

Kujtojmë që Sara dhe Bardhi konfirmuan shtatzëninë përmes një videoje ku këngëtari i puthte barkun partneres së tij. Pas lajmit të bukur, ata ndanë me ndjekësit ndjesitë e tyre.

Sara dhe Bardhi zbulojnë gjininë e bebit

“Vetëm 4 javë që drita jonë është mes nesh, por gëzimi ishte aq i madh sa të dy donim ta ndanim me dashamirësit tanë sa më shpejt e të gëzonim ato zemra që aq fort besuan te ne e na mbështetën në çdo hap”, e niste kështu postimin e saj, Sara.

Më tej, ish-banorja e BBVA3 shkruante se:

“Uroj ta kuptoni tërheqjen tonë sado të paktë nga rrjetet dhe emisionet këto kohë. Sidomos timen. Kjo lumturi kaq e madhe për ne është edhe arsyeja përse nuk do të kemi një rikthim në “BBVA 3”. Mendojmë se kemi fituar shumë më tepër edhe se fituesi real i këtij edicioni. Ajo shtëpi na forcoi lidhjen e njëri-tjetrit prej së cilës sot po krijohet një frymë tjetër. Pjesa tjetër, urojmë të respektojnë këtë moment, i cili për ne, në fund të ditës mbetet një tjetër emocion i madh për t’u procesuar, mes një vorbulle emocionesh të tjera.”

Artikuj të sugjeruar: