Fifi, e ftuar në “Canape” në televizionin T7, ka folur ndër të tjera për raportin e saj me Flor Mumajesin, duke u shprehur se kanë 1 vit pa kontaktuar dhe kjo, jo për shkak të këngëtares.
Ajo tregoi se Flori ka qenë një mentor shumë i mirë për të, në aspektin artistik dhe i është shumë mirënjohëse:
“Për anën artistike ka qenë një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë kurrë anash pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po sjell më këngë sepse është duke i munguar jashtëzakonisht industrisë së muzikës. Unë vetëm di që nëse ai njeri të dalë përsëri në skenë, ne të tjerët duhet të ulemi në gjunjë dhe të qajmë. Sepse i ka këngët fantastike”.
View this post on Instagram
Mandej, ajo shkroi se ka një vit pa folur me Florin, pasi ai nuk i kthen përgjigje:
“Plus kam një vit që nuk kam folur me të dhe nuk e di përse nuk kam folur. Po e them për herë të parë. Kam një vit që i shkruaj dhe nuk më ka kthyer përgjigje. Më vjen shumë keq që ai nuk përmendet aq shumë sa e meriton të përmendet”, tha ajo, duke shtuar se ndoshta kantautorit i ka ngelur hatri me të.
Këngëtarja dhe tekstshkruesja tha gjithashtu se Flori ka qenë frymëzim për shumë artistë të Kosovës dhe Shqipërisë.
Kujtojmë se Fifi dhe Flori kanë pasur një miqësi shumë të mirë dhe bashkëpunime të suksesshme. Ajo e ka vlerësuar artistin, në një intervistë “Në Kurthin e Piter Panit”, ku u shpreh: “Florin e kam shok, sepse është djalë flori”.
Fifi ndau edhe një mesazh për kolegët e saj artistë, duke u kërkuar që të bëjnë muzikë të mirë! Ajo tha se tanimë artistët shkojnë në studio për të kërkuar hite, jo për të sjellë prodhime cilësore.