Showbiz dhe TV

Deamishel tregon për ndërhyrjen e papritur: “Më trembi goxha”

Shkruar nga Anabel

22 Qershor 2024

Deamishel tregon për ndërhyrjen e papritur: “Më trembi

Deamishel Hoxha është rikthyer në ekran, pas një shkëputjeje të gjatë. Në paraqitjen e saj në “Top Arena”, ish-banorja e “BBVA 2” tregoi se ka kryer një operacion delikat në kokë, si dhe ka kaluar një periudhë të vështirë, prej së cilës ka nxjerrë mësime.

“Kjo shkëputje e gjatë e imja nga ekrani erdhi sepse më duhet të fokusohesha te shëndeti. Një ndërhyrje e papritur, diçka që dukej të ishte e vogël, por doli se ishte një gjë shumë e komplikuar dhe më trembi goxha të them të drejtën”, u shpreh Deamishel.

Më tej, shtoi:

“Më sfidoi, por gjithashtu më mësoi shumë. Më ka mësuar të jetoj momentin, të gjej lumturi në gjërat e vogla në jetë, që ndoshta ndonjëherë i marrim për të mirëqena, si për shembull, familja, shoqëria, njerëzit që duam…”.

Ajo gjithashtu ndau me njerëzit një mesazh, duke i nxitur të mos i lënë pas dore kontrollet mjekësore, pasi mund të parandalohen probleme të mëdha.

“Kam një mesazh për të gjithë ata që na ndjekin. Mos i lini kontrollet mjekësore pas dore, sepse një kontroll i hershëm mund të shpëtojë një jetë. Forca për të gjithë ata që mund të kenë një problem shëndetësor. Lutem për ju, jepini vetes pozitivitet, sepse mrekullitë ndodhin. Besoni në Zot!”, përfundoi ajo.

Përditësim i artikullit:

Pas videos së publikuar në llogarinë e "Procesit Sportiv", qindra komente të pavenda dhe me fjalë të tepërta vërshuan. Për to, Dea bëri një reagim në Instagram, duke u shprehur se loja e "BBVA 2" ka mbaruar një vit më parë dhe se kjo që komentuesit po bëjnë nuk është një lojë, por ligësi.

Deamishel tregon për ndërhyrjen e papritur: “Më trembi

Më tej, ajo sqaroi arsyen se pse reagoi:

Deamishel tregon për ndërhyrjen e papritur: “Më trembi

Në fund, theksoi se duhet shumë forcë që të përballesh me të tilla gjitha dhe që më pas, të buzëqeshësh:

Deamishel tregon për ndërhyrjen e papritur: “Më trembi