Instagramming

Më në fund, Adrola Dushi pranon se është e dashuruar, por prapë s'na e tha me kë

Shkruar nga Anabel

23 Qershor 2024

Më në fund, Adrola Dushi pranon se është e dashuruar, por

Adrola Dushi ishte e ftuar në emisionin “S’e luan Topi” dhe natyrisht foli për shumëçka, nga jeta si mama, te marrëdhëniet me familjarët, planet profesionale etj.

Por, e veçanta këtë herë ishte fakti se për herë të parë modelja foli pak më tepër për çështjet e zemrës, pavarësisht dëshirës së saj për ta mbajtur atë sa më larg vëmendjes së mediave dhe gazetarëve. Kur ajo u pyet nga gazetarja Erjona Rusi nëse ishte në një lidhje dashurie, Adrola pranoi se është e dashuruar:

“Mund të themi që është djali më i bukur shqiptar, mjafton?”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by S'e Luan Topi (@seluantopi)

Adrola nuk e zbuloi emrin e tij, pavarësisht ngacmimeve të gazetares. “Është mister? Duke u nisur nga bukuria jote...” ishte pyetja e Rusit, ndërsa Adrola pohoi faktin se nuk ishte njeri i pasarelave apo kopertinave të revistave.

Ndërkohë, gjatë bisedës në studio vendoset hiti “Albania” i Capital T, si një shenjë për të vërtetuar që është ai njeriu që i ka rrëmbyer zemrën bukuroshes shqiptare.

“Unë këtë këngën e pëlqej shumë, faleminderit që e vendosët. Capital T është shumë i bukur dhe këtë nuk e mohojmë dot,” tha modelja.

Në fakt, Adrola dhe Capital T po përfliten prej shumë kohësh në media se mes tyre ka një romancë, por ata vetë nuk e kanë pranuar publikisht.

Në një intervistë të këngëtarit disa kohë më parë, në emisionin “Radar” në Radio Dukagjini, reperi tha:

“Po normal që kam një femër në krah. “Për mua është më e bukura në botë, për të tjerët s’e di, e kam për vete,” u shpreh ai.

Cilado e vërteta, le ta pranojmë që Adrola dhe Capital T janë një dyshe shumë simpatike.

Artikuj të sugjeruar: