Instagramming

Einxhel Shkira konfirmon rikthimin në ekran, ashtu siç duam ta shohim

Shkruar nga Anabel

28 Qershor 2024

Einxhel Shkira konfirmon rikthimin në ekran, ashtu siç duam ta

Einxhel Shkira, përmes një postimi në Instagram, bëri me dije se do të rikthehet shumë shpejt në ekran. Dikush i komentoi Einxhel, duke thënë: “Einxhel, do të të shohim sërish në “Big Brother”, siç po lexojmë, megjithëse do të doja të të shihja duke shkëlqyer në TV, por jo sërish pjesë të atij formati. Je më e mira!”.

Ajo i bëri reply komentit, duke u shprehur: “Në TV ë sigurt që shumë shpejt do të shihemi ashtu siç doni ju të më shihni”. Pra, Einxhel do të vijë siç duam ne, me mendimet dhe argumentet e saj.

Einxhel Shkira konfirmon rikthimin në ekran, ashtu siç duam ta

Për një kohë të gjatë, Einxhel i ka munguar publikut. Pasi u bë nënë, moderatorja dhe ish-banorja e "BBVA 1", bëri një shkëputje të gjatë, por mesa duket është gati për një rikthim. Nuk dihet nëse do të jetë në rolin e opinionistes, apo në një tjetër format, por Einxhel nuk do t'i thoshte "jo" propozimit për të qenë në karrigen e opinionistes në "BBVA 4". E ftuar te "Cherry on Top", ajo u shpreh:

“Nuk e kam ndjerë veten gati për t’iu rikthyer ekranit. Ka pasur një ofertë konkrete për të qenë opinioniste. Në sezonin e dytë mora një telefonatë për të qenë opinioniste, mirëpo kisha 10 ditë që kisha sjellë Trevin në jetë dhe nuk doja t’ia hiqja vetes ato momentet e bukura të fillimit për një projekt që sigurisht mua më pëlqente shumë, por m’u desh të vendosja lumturinë para karrierës”.

Më tej, u shpreh se ky rol i shkon si format: “Patjetër, do më kishte pëlqyer. Besoj më shkon për shtat si format”,

Artikuj të sugjeruar: