Sport

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit shqiptar, Bejkush Birçe

Shkruar nga Anabel

30 Qershor 2024

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit shqiptar, Bejkush Birçe

Bejkush Birçe, legjenda e futbollit shqiptar, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Federata Shqiptare e Futbollit, përmes një postimi në Instagram.

“Futbolli shqiptar humb një legjendë! Ndahet nga jeta Bejkush Birçe. Familja e madhe e futbollit shqiptar ka marrë lajmin e trishtueshëm të ndarjes nga jeta të Bejkush Birçes. Birçe, një emër i madh i futbollit shqiptar, dha kontribut si lojtar dhe trajner i Kombëtares, ndërkohë që ishte edhe zëvendëspresident i FSHF.  FSHF i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, së afërmve dhe miqve të Birçes për këtë humbje të madhe! U prehsh në paqe Bejkush Birçe!”, shkruhet po mbishkrimin e postimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Bejkush Birçe ka lindur më 13 shkurt 1943 dhe është një prej futbollistëve dhe trajnerëve më të njohur. Në karrierën e tij 25-vjeçare, ai ka luajtur në ekipe si Partizani, Dinamo, Flamurtari, Lokomotiva, Naftëtari, si dhe në kombëtaren shqiptare. Gjithashtu, Birçe, ka fituar dy liga; njërën me Partizanin dhe njërën me Dinamon.

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit shqiptar, Bejkush Birçe

Nga viti 1997-2001, ka qenë edhe zëvendëspresident i FSHF.