Elhaida Dani, e ftuar në “Pushime on Top”, sqaroi se nuk është në një pritje të ëmbël, pavarësisht thashethemeve që qarkullojnë vërdallë. Ajo mohoi lajmet, duke u shprehur se kur të vijë një moment i tillë kaq special, do ta ndajë vetë lajmin, me shumë dashuri.
“Nuk jam, nuk jam, nuk jam. Por nëse do vijë momenti, do vijë momenti, do t’jua them me shumë dashuri”, u shpreh këngëtarja.
Më tej, e pyetur nëse ajo dhe partneri, Lediani, kanë folur për një hap të tillë në marrëdhënie, Elhaida zgjodhi ta mbajë pak më private tematikën, duke thënë me shaka: “Tani, nuk do themi aq shumë gjëra, të lutem”.
Në dhjetor të vitit 2022, Elhaida dhe Lediani, partneri i saj në kërcim në garën e “DWTS”, konfirmuan se janë në një romancë.
“Menduam ta ndanim, por jo aq shumë sepse është diçka kaq e shenjtë dhe delikate dhe do të donim ta mbanim për vete dhe të ndajmë për publikun atë që ndodhi sot, por jo më gjatë. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme, sido që të shkojë ‘Dancing with the stars’.” – u shpreh Elhaida asokohe.