Ronela Hajati ka lindur më 2 shtator, çka e bën një Virgjëreshë krenare! Jo vetëm një gocë me super vetëbesim dhe cool, por edhe perfeksioniste, këngëtarja na e tregoi se ka dhe një tjetër cilësi të Virgjëreshës: Perfeksionizmin!
Përmes një postimi në Instagram, ajo u bëri thirrje njerëzve të mos i bëjnë presion për lançimin e këngëve të reja, pasi ka fshirë deri tani diku te 20 demo, se nuk ishin në lartësinë e duhur. E dimë që për ju Virgjëreshat është një punë e përditshme të bëni diçka dhe ta fshini kur s’ju ngjit, ndaj do e gjeni veten te postimi i Ronelës.
Me tek story, Ronela tregoi edhe këmbënguljen dhe dëshirën për të bërë gjëra të reja, për të rifreskuar frymën në muzikë dhe për t’i bërë vetes një ‘reset’.
Të dashura Virgjëresha, ju vëzhgojmë, ju dallojmë e ju njohim!
P.S.: Mos u mërzisni për horoskopin e Susan Miller, ende nuk ka dalë. :(
Artikuj të sugjeruar: