Dating

Si ta kuptoni nga telefoni që partneri/ja po ju tradhton: Ja 6 shenjat

Shkruar nga Anabel

9 Korrik 2024

Si ta kuptoni nga telefoni që partneri/ja po ju tradhton: Ja 6 shenjat
FOTO: Getty Images/iStockphoto

Një drejtuese emisioni radiofonik, e cila fokusohet në lajmet për sigurinë teknologjike të konsumatorit, zbuloi se si mund të përdorni telefonin e partnerit/es tuaj për të përcaktuar nëse ai/ajo po ju tradhton. Kim Komando tregoi se mënyra se si një person e trajton telefonin e tij/saj dhe çfarë ka në të mund t'ju tregojë më shumë se sa ju mendoni.

Ja gjashtë shenjat e dukshme që cilësohen si flamuj të kuq në një lidhje:

-Fshehin telefonin dhe njoftimet e tyre

“Shumë njerëz i largojnë telefonat nga të tjerët për të mbrojtur privatësinë e tyre, por shumica nuk i fshehin telefonat nga bashkëshortët e tyre,” thotë Komando. Notifications (njoftimet) gjithashtu mund të zbulojnë nëse ai/ajo po ju tradhton, kështu që është e zakonshme t'i çaktivizoni ose t'i fshihni ato nëse jeni duke bërë diçka që nuk doni që të tjerët ta marrin vesh.

-Kanë aplikacione të rremë

Nëse partneri/ja juaj nuk e ka ndërmend tradhtinë, ju nuk do të shihni ndonjë aplikacion në ekranin e telefonit ose ndonjë mesazh të fshirë në koshin e mesazheve. Ajo shpjegoi se ka aplikacione për ndarjen e mesazheve, fotove dhe videove si Calculator Pro+, që personat që tradhtojnë mund ta përdorin për të fshehur shkëmbimet e tyre, si foto, video apo mesazhe.

-Pastrojnë shpesh historinë e tyre

Si ta kuptoni nga telefoni që partneri/ja po ju tradhton: Ja 6 shenjat
FOTO: Gorodenkoff – stock.adobe.com

Ata që po bëjnë gjëra që e dinë mirë se nuk do të kenë miratimin e njeriut të tyre të zemrës, do të përpiqen të heqin të gjitha provat duke pastruar shpesh historinë e tyre.

-Koshi i telefonit është gjithmonë plotë

Teksa ata që tradhtojnë përpiqen të mbulojnë gjurmët e tyre, ata mund të harrojnë të fshijnë subjektet  virtuale ose ta përdorin atë si një vend për të fshehur gjërat. “Artikujt dixhitalë të fshirë zakonisht nuk zhduken kurrë. Koshi është gjithmonë plot, ndaj disa aplikacione si iCloud lejojnë që të rivendosni artikujt e fshirë nga koshi, "shpjegon Komando.

-Gjithmonë "duke punuar"

Ekspertja e teknologjisë paralajmëroi gjithashtu se të qenit gjithmonë i/e zënë me punë mund të jetë një justifikim i mirë për të mbuluar tradhtinë. Ata duket sikur janë gjithë kohës të zënë me angazhimet e punës, rrinë në telefon apo para kompjuterit duke përdur terma profesionalë, por nëse shkoni në fund të dosjeve apo shkrimeve e kuptoni që tematika është komplet diçka tjetër.  

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: New York Post