
Nëse po kërkoni një mënyrë për të testuar përputhshmërinë tuaj me partnerin/en, mos kërkoni më larg se TikTok-u. Ky rrjet social është i mbushur me mënyra për të vlerësuar lidhjen me partnerin/en tuaj: ekziston teoria e lëvozhgës së portokallit, testet e përkuljes dhe madje edhe përputhshmëria me momentin e daljes së hënës. Megjithatë, kohët e fundit, diçka e quajtur "pyetja e luleshtrydheve" po bëhet virale shumë arsye.
Pra, çfarë është saktësisht pyetja e luleshtrydhes?
Përmes mesazheve, njerëzit po i bëjnë partnerëve të tyre një pyetje të tillë: "Nëse do të kalonit pranë një fushe me luleshtrydhe, a do të merrnit një luleshtrydhe dhe do ta hanit nëse do të ishit vërtet të uritur?" Në varësi të përgjigjes së partnerit/es së tyre, ata do të vazhdojnë me më shumë pyetje, si "Sa do të hani?" dhe "Po sikur të kishte një gardh?"
Në këto pyetje, "ngrënia e luleshtrydheve" interpretohet si një metaforë për tundimin nga partneri/ja dhe kalimin e gardhit si një qasje për të kapërcyer pengesat apo kufijtë për të marrë luleshtrydhet.
Ndërkohë që nuk ka mjaftueshëm prova që tregojnë se përgjigjet e këtyre pyetjeve janë një tregues për ndarjen e mundshme apo dashurinë e përjetshme mes çifteve, një gjë është e sigurt: njerëzit në Tik Tok po argëtohen shumë me këtë ide!
#1
@julieandcorey The confusion ?? #strawberryquestion #textingprank #prankonboyfriend ? use this if youre gay - alex ?
#2
@fwayemi i’m speechless ?? #fyp #abow #idcifididitwrong ? use this if youre gay - alex ?
#3
@lily__evans he passed hahahah #strawberryquestion ? use this if youre gay - alex ?
#4
@lukenizzy Did he pass or fail???#fyp #fyp??viral #couples #couplestiktok #funny #blowthisup #lukenizzy ? original sound - Lukenizzy
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Pop Sugar