Dubai: Gruaja irlandeze akuzohet për 'tentativë për vetëvrasje'
Një grua 28-vjeçare nga Irlanda është akuzuar për “tentativë për vetëvrasje” nga një gjykatë në Dubai, ndërkohë që disa politikanë dhe aktivistë kanë bërë bëjnë thirrje për lirimin e saj.
Tori Towey, e cila punon në Emiratet e Bashkuara Arabe si stjuardesë, dyshohet se u sulmua nga dikush dhe pati mavijosje të rënda dhe lëndime të tjera. Më vonë, ajo u dërgua në një stacion policie ku iu tha se po akuzohej për tentativë vetëvrasjeje dhe abuzim me alkoolin.
Qeveria irlandeze po punon që Tori të lirohet dhe të dërgohet në shtëpi.
Biden premton mbrojtje të re ajrore për Ukrainën në fjalimin e NATO-s
Joe Biden ka njoftuar se vendet e NATO-s do t'i ofrojnë Ukrainës pesë sisteme të reja strategjike të mbrojtjes ajrore.
Premtimi për dërgesat e armëve, duke përfshirë mbrojtjen kundërajrore të kërkuar nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy, erdhi vetëm një ditë pas një sulmi vdekjeprurës me raketa kundër një spitali që trajtonte fëmijët me kancer dhe objektivave të tjera civile në Ukrainë.
Rusia lëshon një urdhër arresti për Yulia Navalnaya, të venë e Alexei Navalny
Rusia ka lëshuar një urdhër arresti për Yulia Navalnaya, e veja e Alexei Navalny (kritik i Putin-it) Autoritetet pretendojnë se ajo mori pjesë në një grup "ekstremist".
Urdhri u lëshua në mungesë nga një gjykatë në Moskë, pesë muaj pasi Navalny vdiq në një burg rus në rajonin e Arktikut.
Navalnaya e konsideroi presidentin rus, Vladimir Putin, përgjegjës për vdekjen e burrit të saj.
Spanja dënon 15 nxënës për foto nudo të krijuara nga inteligjenca artificiale
Një gjykatë në Spanjë ka dënuar 15 nxënës me një vit shërbim prove për krijimin dhe përhapjen e imazheve nudo të gjeneruara nga inteligjenca artificiale të bashkëmoshatareve të tyre.
Secilit prej të pandehurve iu dha një vit shërbim prove dhe u urdhërua të ndiqte mësimet mbi ndërgjegjësimin për gjininë dhe barazinë dhe mbi "përdorimin e përgjegjshëm të teknologjisë".