Në Kosovë kanë nisur të qarkullojnë zërat për emrat protagonistë te edicionit të tretë të “BBVK” dhe Arkimed Lushaj (Stresi) është vetëm një prej tyre.
Reperi ka folur në një intervistë për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ku është pyetur nga gazetarja Jehona Gashi për mundësinë e rikthimit në këtë reality show, edhe pasi u shpall fitues i “BBVK 1”.
“Për mua “Big Brother Vip Kosova 1” ishte një nga formatet që nuk kam fjalë ta përshkruaj si për realizimin, mikpritjen, gjithçka. Edhe edicioni i dytë nuk ishte keq, por shpresoj që i treti të jetë akoma më i mirë,” thotë ai.
Gazetarja kërkon nga reperi ndonjë detaj më shumë, duke qenë se në Kosovë kanë nisur të diskutohej emri i tij si pjesë e “BBVK 3”.
“Nuk i dihet! “Never say never” (kurrë mos thuaj kurrë), pasi edhe mund të ketë një rikthim timin! Unë kudo që shkoj në jetën time i lë dyert e hapura,” shtoi ai.
Ndërkohë që gazetarja tha se flitet për negociata direkte mes produksionit të këtij reality show dhe reperit, Stresi e mohoi diçka të tillë. Pra, negociata për momentin nuk ka!
“Nuk jam në negociata, por e vetmja mundësi që të rikthehem është që t’i bëj gjërat më mirë, pasi kur del i sheh njerëzit dhe situata me një sy tjetër, sheh gabimet, banorët që nuk të pëlqejnë, siç ishte Xhuli për mua etj. Por, më kanë thënë të mos flas,” përfundoi reperi.
Kujtojmë që Stresi ka qenë fitues i edicionit të parë të “BBVK” ku mori çmimin e madh prej 160,000 mijë eurosh dhe në finale shkoi me banorët e tjerë: Juliana, Artani, Vedati dhe Mbresa.
Artikuj të sugjeruar: