TikTok-u e ka gjithë vëmendjen në një dramë të re! Këtë herë, influencuesja Madeline Argy, ish-i saj (herë pas here) Central Cee, dhe reperja Ice Spice, janë kryefjala e TikTok-ut! Nëse nuk jeni vazhdimisht online dhe nuk e keni idenë se për çfarë po flasim, ja një përmbledhje me pyetjet kryesore:
A e tradhtoi Central Cee Madeline Argy-n me Ice Spice?
Madeline Argy, 24 vjeç, filloi të dilte me reperin britanik Central Cee në vitin 2022 përpara se të ndaheshin në shtator 2023. Por në qershor, fotot e tyre në pushime në Nigeri bënë që njerëzit të besonin se ata e kishin rindezur romancën e tyre.
Megjithatë, e gjithë kjo mori fund në fillim të korrikut, kur Central Cee u pa duke bërë pazar me reperen Ice Spice në Londër, duke nxitur spekulime se ata kishin nisur një lidhje.
@cench_hq chrome hearts ??? #centralcee #icespice ? BAND4BAND (Central Cee Verse) - Central Cee & Lil Baby
Kjo mori zhvillim edhe më shumë në 12 korrik, kur dyshja publikoi këngën ‘Did It First’ me një video muzikore shumë të nxehtë, ku të dy këndojnë për tradhtinë e partnerëve të tyre. Natyrisht, interneti ishte i shpejtë për të lidhur pikat dhe për të pyetur nëse Central Cee po fliste për tradhtinë ndaj Madeline. Po atë ditë, thashethemet arritën kulmin kur Madeline doli në TikTok për të shpjeguar anën e saj të historisë me një seri videosh me 5 pjesë.
Çfarë tha Madeline Argy për Central Cee dhe Ice Spice?
Madeline filloi serinë duke pretenduar se nuk ishte në dijeni të bashkëpunimit midis Central Cee dhe Ice Spice dhe se ajo kishte parë videon muzikore kur u publikua, si gjithë të tjerët.
“Unë nuk e dija që do të ndodhte diçka e tillë”, shpjegoi ajo.
Madeline Argy zbuloi një histori interesante rreth marrëdhënies së tyre dhe mënyrës sesi ai përdori marrëdhënien për të tërhequr vëmendje mediatike. Disa muaj më parë, Central Cee i tregoi një këngë të re që kishte bërë. Ajo e priti me entuziazëm, por teksti i këngës nënkuptonte se ai po e tradhtonte. Megjithatë, ai i tha se tekstet nuk ishin të vërteta dhe se gjithçka ishte pjesë e një strategjie marketingu, një justifikim që fillimisht ajo e pranoi.
Pak më vonë, ai i kërkoi të punësonte një influencues për të bërë një video për një nga këngët e tij më të vjetra. Madeline e pranoi këtë si diçka normale, por nuk e dinte se ai do t’i dërgonte asaj makinën e tij personale për të nisur thashetheme sikur ishin në një lidhje. Ndërkohë, Madeline po përpiqej të kuptonte situatën përmes komenteve në rrjetet sociale, duke qenë ende në një lidhje me Central Cee.
Situata u bë më e qartë kur ajo kontaktoi ekipin e saj. Duke qenë se Madeline kishte planifikuar të shkonte me të në Nigeri, ajo kuptoi se kjo ishte pjesë e një marketingu për këngën e tij. Ajo pranoi të shkonte në Nigeri me kusht që asnjë foto profesionale e tyre të publikohej, por fotot përfunduan në rrjet gjithsesi.
Ajo tha:
“Unë nuk doja të më shihnin me të, para se kjo këngë të dilte, sepse doja të isha sa më larg të ishte e mundur nga e gjithë kjo çështje,” duke iu referuar spekulimeve të pashmangshme për tradhtinë që do të lindnin nga kënga.
Madeline vazhdoi të shpjegonte se në mes të qershorit, ajo u përpoq bisedonte me Central Cee ku planifikonte t’i jepte fund marrëdhënies së tyre, por ai refuzoi ta takonte deri më 1 korrik. Kur arriti data, ajo tha, “Ai më telefonon në orën 11 të natës dhe thotë: “Më duhet të të takoj sonte… sepse duhet të kujtosh që unë jam një qenie njerëzore kur të shohësh çfarë do të ndodhë nesër.”
Sipas Madeline, kjo ishte biseda e fundit direkte që ata kishin. Të nesërmen, u publikuan fotot e tij dhe Ice Spice duke bërë pazar së bashku.
“Unë nuk arrita as të ndahesha me të dhe ai tashmë është me një vajzë tjetër!”, tha Argy e indinjuar.
Ajo shtoi se, katër ditë para ditëlindjes së saj, Central Cee e përkeqësoi situatën duke komentuar ‘Trouble’ në një nga postimet e Ice Spice në Instagram. Për ta bërë edhe më keq, kjo po ndodhte gjatë javës së ditëlindjes së Madeline. “Mendova se “i dashuri reper” ishte të paktën i kujdesshëm për të më lejuar të kisha javën time të ditëlindjes dhe pastaj i shoh në club më 6 korrik. Ditëlindja ime është më 7 korrik”, vijoi ajo.
A kanë reaguar Central Cee dhe Ice Spice?
Nëse po pyesni se ku qëndrojnë Ice Spice dhe Central Cee në gjithë këtë situatë, dyshja ende nuk ka reaguar direkt. Megjithatë, ata u shfaqën së bashku në skenë në “Wireless Festival” në Londër, duke shënuar performancën e tyre të parë të ‘Did It First.’
Në Instagram, Ice Spice përfshiu një foto të dyshes së bashku në një postim të fundit, me shumë njerëz të pakënaqur në seksionin e komenteve.
View this post on Instagram