Style Tips

Po sikur t’ju themi se ka një palë xhinse që përshtaten për çdo moshë?

Shkruar nga Anabel

16 Korrik 2024

Po sikur t’ju themi se ka një palë xhinse që

Të quajtura “jorts”, pantallonat xhins që arrijnë deri te gjuri, po bëhen një nga veshjet më të preferuara të verës. Nga Gigi Hadid te Hailey Bieber dhe Katie Holmes, këto pantallona po përqafohen nga të gjithë.

 


Nëse jorts ju kujtojnë fillimet e viteve 2000, nuk jeni vetëm. Ato janë pjesë e modës Y2K, e frymëzuar kryesisht nga përdoruesit e TikTok që po rikthejnë nostalgjinë e atyre viteve. Fakti që kjo dukuri është e pëlqyer nga gjenerata Z, nuk duhet t'ju ndalojë t’i bëni pjesë të garderobës suaj të punës.

 


Ndryshe nga pantallonat e shkurtra xhins që arrijnë deri te kofsha dhe janë më të përshtatshme për plazh, ato kanë një elegancë modeste që është ideale për punë.

 


Jorts duhet të arrijnë deri te gjuri, duke mbuluar vetëm kupën e gjurit, që është në fakt një gjatësi mjaft e rehatshme. Natyrisht, mënyra sesi i kombinoni këto pantallona është e rëndësishme.

 


Nëse zgjidhni një palë më të gjata, atëherë ju shkon edhe të ekspozoni më tepër lëkurë nga barku, dekolteja, apo shpatullat dhe madje edhe t'i kombinoni me një palë taka verore të ulëta. Nëse zgjedhja juaj janë të shkurtrat, funksionon e kundërta – duhet të provoni një bluzë më të lirshme.


Ja disa ide kombinimi:

#1 Me kanatiere të bardhë

Po sikur t’ju themi se ka një palë xhinse që

 #2 Me bluzë bust

Po sikur t’ju themi se ka një palë xhinse që

#3 Me bluzë të gjerë

Po sikur t’ju themi se ka një palë xhinse që

#4 Kanatiere me një krahë

Po sikur t’ju themi se ka një palë xhinse që

Artikuj të sugjeruar: