Celebrity

Joe Manganiello flet për divorcin nga Sofia Vergara: “Ndonjëherë njerëzit ndahen"

Shkruar nga Anabel

17 Korrik 2024

Joe Manganiello flet për divorcin nga Sofia Vergara:

Joe Manganiello ka treguar anën e tij të historisë, duke thënë se divorci me Sofia Vergara-n nuk ndodhi për shkak se nuk ranë dakord për të pasur një fëmijë, duke përgënjeshtruar kështu deklaratën e ish-bashkëshortes. Në intervistën e tij me “Men’s Journal”, Joe u shpreh se kjo nuk solli përfundimin e raportit të tyre.

“Divorci ndodhi sepse ndonjëherë njerëzit ndahen dhe kjo thjesht ndodh”. Ai shtoi edhe se ish-çifti kishte tentuar për një vit e gjysmë të kishin një fëmijë.

Ai gjithashtu u shpreh se në fillim të marrëdhënies së tyre (në vitin 2014), bashkë me ish-bashkëshorten, bënë një bisedë të gjatë për fëmijët. “Unë i thashë se nëse ajo e kishte mbyllur kapitullin me fëmijët, unë e kuptoja. I thashë: “Thjesht më thuaj dhe gjithçka është në rregull”, duke shtuar se i ishte betuar Sofia-s se nëse nuk bëheshin me fëmijë, ai nuk do të largohej kurrë. “Dhe nuk u largova”, nënvizoi Joe.

Joe Manganiello flet për divorcin nga Sofia Vergara:

Në janar të këtij viti, Vergara tha për “El País” se ajo dhe Manganiello i dhanë fund martesës për shkak se nuk ranë dakord për të ardhmen e familjes së tyre. “Martesa ime u thye sepse bashkëshorti im ishte më i ri. Ai donte fëmijë, ndërsa unë nuk doja të isha një nënë e madhe në moshë”, tha asokohe aktorja e “Griselda”.

Manganiello u kundërpërgjigj me një intervistë në “Men’s Health”, ku u shpreh: “Të portetizohem si një burrë në krizën e moshme të mesme dhe që pas 9 vitesh i jap dikujt ultimatumin, duke i thënë: “Bëj këtë gjënë e pashëndetshme për trupin tënd, ose do të largohem”? Unë nuk jam i këtillë”.

Dyshja njoftoi se do të divorcoheshin në korrik të vitit 2023, duke i dhënë kështu fund martesës 7-vjeçare. Sot, secili prej tyre ka bërë përpara në aspektin romantik. Sofia është lidhur që prej tetorit 2023 me mjekun Justin Saliman, ndërsa Joe, me Caitlin O’Connor, me të cilën planifikojë të ndërtojë një familje.

Sofia dhe Justin Saliman

Joe Manganiello flet për divorcin nga Sofia Vergara:
GC Images

Joe dhe Caitlin O’Connor

Joe Manganiello flet për divorcin nga Sofia Vergara:
TheImageDirect.com

Artikuj të sugjeruar: