E bija e udhëheqësit të Dubait, Sheikha Mahra bint Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, i ka thënë bashkëshortit se do të ndahen, përmes një postimi në Instagram!
“I dashur bashkëshort. Ndërsa ti je i zënë me "shoqëri tjetër", unë deklaroj divorcin tonë. Të divorcoj, të divorcoj dhe të divorcoj. Kujdesu për veten. Ish-gruaja jote”, duke nënkuptuar se ai e tradhtonte.
View this post on Instagram
Praktika e të thënit “të divorcoj” përdoret zakonisht nga burrat, të cilët divorcohen nga gratë duke thënë frazën tre herë dhe njihet si ‘talaq i trefishtë’.
Sheikha Mahra fshiu të gjitha imazhet e bashkëshortit nga llogaria e saj në Instagram. Njëjtë bëri edhe bashkëshorti i saj, sheiku Mana.
Dyshja u martua në prill të vitit 2023 dhe njoftoi para 2 muajsh se kishin sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë. Për postimin në fjalë, shumë njerëz menduan se asaj i ishte hack-uar llogaria, por nuk ka ende një njoftim zyrtar.
View this post on Instagram
Sheikha Mahra është e bija e sheikut Mohammad Bin Rashig Al Maktoum, udhëheqësit të Dubait, zëvëndëspresidentit dhe kryeministrit të Emirateve të Bashkuara.