Ngjarjet stresuese na frymëzojnë të ndryshojmë pamjen tonë. Në vitin 2007, Britney Spears hyri në një sallon dhe vendosi t'i bëjë flokët "zero". Kjo erdhi pasi iu mohua kujdestaria e fëmijëve të saj dhe njerëzit e menduan si një thirrje për ndihmë.
Rebecca Newman, një psikoterapiste, thotë: “Kur kalojmë një periudhë ndryshimesh që është e dhimbshme për ne, kemi tendencën të marrim vendime që na ofrojnë lehtësim të menjëhershëm. Ne dëshirojmë të çlirohemi nga emocionet e forta”. Newman shton se ndryshimi i pamjes fizike mund të ndihet si heqja e një shtrese lëkure, gjë që na bën të ndihemi më mirë.
Është normale të kalojmë nëpër ndryshime fizike pas përvojave stresuese. Është një përpjekje për të ndërtuar një lloj të veçantë të vetes. Kjo mund të përfshijë ndryshimin e imazhit tonë për t’iu përshtatur asaj që dëshirojmë ose kemi nevojë të jemi.
Flokët shpesh shihen si një simbol i bukurisë për gratë. Arsye të tjera pse ndiejmë dëshirën për të prerë flokët:
1. Nevoja për kontroll mbi jetën tonë
Kur ndihemi të pafuqishëm ndaj situatave të jashtme, marrja e një vendimi të tillë si prerja e flokëve mund të na japë një ndjenjë kontrolli.
2. Fillime të reja
Shpesh, prerja e flokëve simbolizon një fillim të ri. Kjo mund të jetë pas një ndarje, një humbje ose një përvojë të rëndësishme jetësore.
3. Dëshira për t'u shprehur
Ndryshimi i pamjes sonë është një mënyrë për të shprehur ndryshimet e brendshme që po na ndodhin. Një prerje e re flokësh mund të përfaqësojë evoluimin tonë personal.
4. Lehtësim emocional
Ndryshimi fizik mund të na ndihmojë të çlirojmë ndjenjat e mbajtura përbrenda dhe të ndihemi më të lirë.
5. Identiteti dhe personaliteti
Flokët janë një pjesë e rëndësishme e identitetit tonë. Një ndryshim në stilin e flokëve mund të pasqyrojë ndryshime në mënyrën se si e shohim veten dhe dëshirën për t'u përfaqësuar ndryshe para botës.
Prandaj, herën tjetër që ndieni një dëshirë të fortë për të ndryshuar pamjen tuaj, mbani mend se kjo mund të jetë një mënyrë për të menaxhuar emocionet tuaja, për të shprehur veten ose për të filluar një kapitull të ri në jetën tuaj.
Artikuj të sugjeruar: