Futbollisti brazilian Neymar (emri i plotë i të cilit është Neymar da Silva Santos Júnior) është bërë sërish baba. Përmes një postimi në Instagram, ai bëri me dije lajmin e bukur për ndjekësit, duke treguar se në jetë ka ardhur vajza e tij, Helena.
View this post on Instagram
Ajo lindi më 2 korrik 2024 dhe duket se është prezantuar me djalin e madh të futbollistit.
Helena është emër me origjinë greke dhe simbolizon dritën që shkëlqen.
Cila është nëna e vajzës?
Në fakt, nuk ka njoftime të konfirmuara, por vetëm thashetheme. Në janar të këtij viti, portali “Segue A Cami” publikoi një lajm se një influencuese e quajtur Jamile Alima, ishte në një lidhje me Ney dhe për më tepër, ishte në pritje të ëmbël.
Ajo, disa muaj më parë, ka publikuar foton e vajzës së vogël të Neymar, Mavie dhe ka shkruar: “Bebe e bukur, ti do të bëhesh me vëlla nga babi Ney. Do të keni vetëm një vit diferencë”.
Influencuesja i mohoi pretendimet në një postim të dytë, por sipas gazetarit të njohur Leo Dias, modelja është shtatzënë. “Neymar do të bëhet baba për herë të tretë. E ëma është një modele braziliane dhe është 3 muaj shtatzënë. Ajo mbeti shtatzënë ndërsa kishin një lidhje të fshehtë, ndërkohë që futbollisti po rikuperohej nga dëmtimi në gju. Ka shqetësime për shëndetin e nënës, e cila po bën disa teste dhe analiza. Shtatzënia ishte surprizë, por ata ishin në një romancë”.
View this post on Instagram
Neymar është gjithashtu i ati i Mavie, vajzës që ka me partneren aktuale, Bruna Biancardi dhe i djalit Davi Lucca, për të cilin bashkëprindëron me Carolina Dantas.
Artikuj të sugjeruar:
- Pas tradhtive, Neymar ribashkohet me Bruna Biancardi-n
- Pasi u bënë prindër, Bruna Biancardi konfirmon ndarjen nga Neymar
- Neymar, sërish baba: Zbulohet emri i bebushit
- Mesazh i fshehtë për Neymar? Postimi i dyshimtë i partneres së tij
- Pas aludimeve për tradhti, Neymar dhe Bruna zbulojnë gjininë e bebushit
- Tradhti? Neymar pranon se ka bërë një gabim dhe i kërkon publikisht falje të dashurës shtatzënë
- Çfaaarë?! Neymar tradhtoi të dashurën shtatzënë? Si qëndron e vërteta