Horoskopi

Hëna e plotë në Bricjap: Ç’pritet të sjellë në jetën tënde?

Shkruar nga Anabel

21 Korrik 2024

Hëna e plotë në Bricjap: Ç’pritet të

Hëna e plotë në Bricjap do të ndriçojë qiellin sot (21 korrik 2024), duke sjellë ndryshime të shumta në jetën tënde. Për fillestarët e horoskopit (dhe jo vetëm), Hëna e plotë është periudha ideale për t’u çliruar nga pengjet e së shkuarës dhe për të shkuar me lehtësi drejt së ardhmes, pa pesha të mbartura nga momentet dhe brengat që kanë ndodhur më parë.

Hëna e plotë, me gjithë fuqinë e saj të thotë “lëri situatat të shkojnë” dhe më pas, me zërin e Kiarës, të motivon t’i lësh gjërat të rrjedhin. Përmes meditimit, një diete mendore (që do të thotë të kesh kujdes ndaj mendimeve të tua negative) dhe praktikave shpirtërore, mund t’ia dalësh të hysh në një etapë të re.

Kjo ngjarje qiellore është fiks momenti ideal për të shënuar qëllimet e tua të ardhshme dhe sigurisht, për t’i manifestuar ato. Mos e limito veten, përkundrazi, syno qiellin. Hëna e plotë do të sjellë në jetën tënde nisje të reja dhe një periudhë të gjatë reflektimi. Universi, shkurt e qartë të thotë të ngadalësosh dhe të vendosësh theksin te prioritetet e tua.

Gjatë kësaj periudhe do të arrish ta njohësh më mirë veten dhe të identifikosh emocionet e tua. Ato mund të jenë të shumta e të rënda, por ti duhet t’i përjetosh. Gjithashtu, mund ta gjesh veten një person më empatik, duke dëgjuar problemet e të tjerëve dhe duke kuptuar se çdokush vepron sipas traumave ende të pazgjidhura. Kjo është një kohë ku do të lidhesh me njerëzit e tu më të dashur dhe do ta kuptosh se jeta, kur përjetohet me mendime pozitive, vetëbesim dhe dashuri, është më e bukur.

Përqafo mendësinë “hajd, varja” dhe ec përpara, sepse ti e di shumë mirë që nuk mund të shqetësohesh për gjërat që nuk ndryshon dot. Bëji vetes një nder dhe mos e vrit mendjen për njerëzit që nuk të meritojnë. Do të vishesh me një mburojë të re dhe do të kesh mundësinë të rigjenerosh mendjen dhe zemrën tënde.

Për të zbuluar se ç’do të ndodhë me shenjën tënde, të rekomandojmë këtë artikull: